Kumbullat janë fruta jashtëzakonisht të shijshme dhe të preferuara nga konsumatori shqiptar. Ato i gjejmë në ngjyra dhe forma të ndryshme në plot 2000 varitetete.

Kumbullat janë një burim i pasur vlerash shëndetësore, vitaminash dhe mineralesh. Ato përmbajnë vitamina të rëndësishme si A, C, K, B1,B2, B3 ,B-6 dhe vitaminë E.

Kumbullat përmbajnë minerale të çmuara si: kaliumi, fosfori, magnezi, hekuri, kalciumi dhe zinku. Ato janë burim i pasur fibrash dhe kanë pak kalori.

Vlerat shëndetësore të kumbullës

Kumbullat janë të mbushura me antioksidantë që janë burim i një sërë vlerash të pasura shëndetësore.

Sistemi imunitar: Kumbullat janë të rëndësishme për të forcuar sistemin imunitar falë pranisë së vitaminës C.

Ato forcojnë rezistencën e trupit ndaj infeksioneve të ndryshme dhe inflamacioneve.

Studimet kanë treguar që kumbullat luajnë rol parandalues për zhvillimin e qelizave të dëmshme dhe kanë vlera të mëdha në parandalimin e një sërë sëmundjeve të tjera.

Diabeti: Kumbulla ka efekt anti hiperglicemik dhe ndihmon në luftimin e diabetit. Studimet kanë treguar që konsumimi i kumbullave ndihmon në reduktimin e glukozës dhe triglicerideve në gjak.

Flavonoidët që gjenden tek kumbulla kanë vlera mbrojtëse kundër rezistencës së insulinës në organizëm.

Shëndeti mendor: Studimet kanë treguar që flavonoidët e pranishëm në lëngun e kumbullës mbrojnë njeriun nga degjenerimi i trurit si pasojë e moshës.

Fitonutrientët që gjenden tek kumbulla ulin inflamacionin në zonat neurologjike dhe përmirësojnë funksionet e kujtesës.

Konsumimi i rregullt i kumbullave gjithashtu ndihmon në parandalimin e çrregullimeve nervore siç janë Alzheimer dhe Parkinson.

Sistemi nervor: Kumbulla përmban vitaminë B-6, që ndihmon në transmetimin e sinjaleve nervore dhe ruan funksionimin e mirë të të gjithë sistemit.

Ato ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe formimin e hormoneve që kanë ndikim tek humori ynë.

Shëndeti kardiovaskular: Konsumimi i kumbullave ruan shëndetin e zemrës.

Sipas studimeve, nëse i konsumoni kumbullat e thata rregullisht, një gjë e tillë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në arterie.

Por jo vetëm kaq. Kumbullat parandalojnë disa çrregullime kardiake, zhvillimin e aterosklerozës dhe ulin rrezikun për atakun në zemër.

Ruan nivelet e kolesterolit: Lëngu i kumbullës ruan kolesterolin e mëlçisë në nivele normale. Fibra nga ana tjetër mbron zemrën duke ulur kolesterolin e keq dhe rritur kolesterolin e mirë.

Konsumimi i rregullt i kumbullave largon ankthin dhe stresin. Sipas studimeve, kumbullat janë një burim i pasur antioksidantësh dhe acidesh që ofrojnë zgjidhje kundër disa sjelljeve të shkaktuara nga ankthi dhe dëmeve nga stresi./AgroWeb.org