Vlerat e Luletogëzës për Zemrën dhe Organizmin

985 0

Luletogëza ose Lule Filxhani është një nga lulet e egra më popullore në botë.

Bima e familjes botanike Digitalis çel në shumë vende të Evropës, madje me bollëk edhe nëpër shpatet shqiptare dhe prodhon lule krejt të veçanta që shpesh krahasohen me gishtat e njeriut.

Ngjyra e këtyre luleve varion nga e bardha, e verdha, tek roza dhe vjollca.

Përbërësi më aktiv në lule togëzën quhet digoksinë. Kjo lëndë ka përfituar vëmendjen e shumë studiuesve dhe shkencëtarëve që janë të interesuar për rolin e saj në shëndetin e njeriut.

Gjethet e bimës përdoren në shumë kura popullore mjekësore. Mënyrat e aplikimit të luletogëzës janë të ndryshme: në formë pluhuri, tretësire, ekstrakti, infuzioni dhe kokrriza.

Suplementet e saj mund t’i gjeni nëpër dyqanet e bimëve mjekësore, por duhet të sigurohuni që po merrni nivelin e lejuar të bimës

Tani AgroWeb të fton t’i hedhim një sy nga afër vlerave shëndetësore të luletogëzës.

Shëndeti kardiovaskular

Bima është në gjendje të stimulojë zemrën dhe të parandalojë çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

Kryesisht, luletogëza forcon muskujt dhe rrit efikasitetin e zemrës teksa pompon gjak në organizëm. Luletogëza mundet të rrisë tensionin e gjakut duke tendosur arteriet dhe enët e gjakut.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët arterial dhe rrahjet e çrregullta të zemrës mund ta përdorin luletogëzën me sukses.

Për më tepër, ajo rrit nivelet e energjisë duke qenë se hipotensioni mund të shkaktojë edhe lodhje të tepërt.

Duhet të kini parasysh që efektet e luletogëzës shfaqen pas 10-12 orësh, që do të thotë se e para duhet të keni durim dhe së dyti nuk duhet të nxitoheni të merrni një dozë të dytë luletogëzash.

Detoksifikon organizmin

Një nga efektet kryesore të luletogëzës në organizëm është që të shtojë urinimin.

Në këtë mënyrë ajo ndihmon organizmin të eliminojë toksinat, kripërat e tepërta, yndyrnat dhe ujin, rrjedhimisht duke larguar presionin ndaj mëlçisë dhe veshkave.

Çrregullimet e sistemit nervor

Kjo bimë mund të ketë një efekt qetësues në sistemin nervor që shpesh bëhet shënjestër e disa prej sëmundjeve më misterioze dhe tragjike.

Studimet kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta mes përdorimit të luletogëzës dhe zvogëlimit të simptomave të epilepsisë dhe çrregullimeve të tjera.

Ul gjakderdhjen

Luletogëza është efikase në trajtimin e një sërë simptomave të zemrës, duke ngushtuar enët e gjakut dhe ulur gjakderdhjen.

Ata që vuajnë nga probleme me gjakderdhjen ose femrat që vuajnë nga menstruacionet që shoqërohen nga një fluks i lartë gjakderdhjeje mundet të përdorin luletogëzën. .

Dhimbjet e kokës

Lulja stimulon qarkullimin e gjakut në kapilarë dhe enët e gjakut. Kështu parandalon akumulimin e trombociteve që shkaktojnë edhe dhimbjet e kokës në shumicën e rasteve.

Duke garantuar fluksin normal të oksigjenit dhe gjakut në arterie drejt trurit, luletogëza bën të mundur që mendja e njeriut të jetë e qartë, e mprehtë dhe pa dhimbje.

Inflamacioni

Në disa raste kremëra me përmbajtje luletogëze mund të aplikohen në zonat e inflamuara dhe të ofrojnë lehtësim.

Disa prej përbërësve aktivë të luletogëzës kanë cilësi analgjezike dhe anti-inflamatore, ideale për njerëzit që vuajnë nga artriti.

Sëmundjet e lëkurës

Ekspertë të bimëve mjekësore aplikojnë direkt në plagë një gjethe të bimës dhe lejojnë që ajo të bëjë punën e saj.

Përbërësit unikë të luletogëzës përçojnë antioksidantë dhe luftojnë bakteret në plagë, duke përshpejtuar proçesin e shërimit./AgroWeb.org