Nuk ka dyshim se te qenit i hidratuar është thelbësor për shëndetin tuaj, por shumica e njerëzve nuk e dinë që pirja e ujit të vakët mund të ofrojë disa përfitime ekskluzive për trupin dhe lëkurën tuaj.

Në fakt, mjekët thonë se uji është më i dobishëm kur e pini të ngrohtë, dhe temperatura perfekte është diku midis 49°C dhe 60°C.

Duke marrë parasysh sa para shpenzojmë për trajtime të shtrenjta bukurie, ne nuk i japim rëndësinë e mjaftueshme diçkaje kaq të thjeshtë sa pirja e ujit në mënyrën e duhur, shkruan “Bright Side”.

Pastron lëkurën

Uji i ngrohtë mund të ndihmojë në detoksifikimin e trupit. Për shkak se pirja e ujit të ngrohtë bën që temperatura e trupit të rritet, kjo ju bën të djersiteni.

Nga ana tjetër, kjo ndihmon të hiqni qafe toksinat dhe e bën më të lehtë për organet tuaja të tretjes për të eliminuar papastërtitë.

Pastrimi i trupit nga brenda trajton aknet dhe e bën lëkurën tuaj të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Parandalon plakjen e parakohshme

Përveçse ju shkaktojnë puçrra, toksinat mund të bëjnë që lëkura juaj të plaket më shpejt dhe të shkaktojë rrathë të errët poshtë syve.

Pirja e ujit të ngrohtë ndihmon në riparimin e qelizave të lëkurës që dëmtohen dhe e bën lëkurën të duket më e butë.

Largon kruajtjen e kokës

Uji i ngrohtë e mban kokën të hidratuar, që do të thotë se keni më pak të ngjarë të vuani nga zbokthi.

Kur lëkura në është e shëndetshme dhe e lagur, ajo i mban flokët tuaj me shkëlqim, të fortë dhe të butë.

Uji aktivizon mbaresat nervore në rrënjët e flokëve tuaj, gjë që nxit rritjen e flokëve të rinj.

Ndriçon lëkurën tuaj

Pirja e ujit të ngrohtë rregullisht ndihmon trupin për të pakësuar yndyrën, relakson muskujt dhe rrit rrjedhën e gjakut.

Qarkullimi i rritur i gjakut rinon qelizat e lëkurës dhe i ushqen ato vazhdimisht.

Ai siguron qelizat e lëkurës që punojnë me oksigjen dhe eliminon produktet e mbetjeve, duke rinovuar lëkurën tuaj.

Hidraton lëkurën

Pavarësisht se sa i shtrenjtë është kremi juaj hidratues, ai kurrë nuk mund ta mbajë lëkurën pa rrudha nëse nuk pini mjaftueshëm ujë.

Prandaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendjen e duhur ujit të ngrohtë.

Mbron lëkurën nga infeksionet

Një gotë me ujë të ngrohtë mbron veshkat dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit.

Kur organet janë të pastra, lëkura është më pak e ndjeshme ndaj infeksioneve.

Për rezultate më të mira, shtoni disa pika lëng limoni./Burimi:Panorama