Zgjimi me dhimbje stomaku mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ku rasti më i mirë është sinjalizimi i trupit se është koha për të ngrënë mëngjes.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga shkaqet se pse mund të zgjoheni me dhimbje stomaku dhe se çfarë mund të bëni.

Mund të vuani nga refluksi i stomakut

Nëse zgjoheni shpesh me urth, shije acidi në gojë, dhimbje barku, mund të keni sëmundjen e refluksit të stomakut.

Kjo ndodh kur një pjesë specifike në ezofag që pengon lëngjet e sistemit tretjës të kalojnë lart, dobësohet ose relaksohet kur nuk duhet.

Shenjat përfshijnë:

-Urth dhe djegie në gjoks ose në pjesën e sipërme të barkut.

-Ndjenja e kalimit të ushqimit, lëngjeve ose përmbajtjeve të tjera të stomakut në gojë ose në fyt.

-Vështirësi në gëlltitje.

Çfarë mund të bëni

Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma, provoni këto ndryshime në stilin e jetës:

-Ruani peshën e duhur trupore.

-Shmangni ushqimet nxitëse si për shembull ato me aciditet të lartë, ushqimet pikante, agrumet, çokollatën, kafenë, qepët, nenexhikun dhe pijet me gaz.

-Mos konsumoni ushqim dy deri në tre orë para se të flini.

-Ngrini kokën gjatë natës me një jastëk shtesë.

-Konsumoni vakte të vogla dhe të shpeshta gjatë gjithë ditës.

-Shmangni alkoolin dhe duhanin, veçanërisht para gjumit.

Konstipacioni

Një arsye tjetër mund të jetë konstipacioni dhe për ta luftuar mbani mend këto këshilla:

-Ushqehuni shëndetshëm.

-Konsumoni sa më shumë lëngje gjatë ditës.

-Kryeni rregullisht aktivitet fizik.

-Ju mund të merreni edhe mjekim të posatshëm, por fillimisht duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Mund të keni ulçerë në stomak

Sëmundja e ulçerës peptike, e njohur edhe si ulçera e stomakut, mund të shfaqet si dhimbje akute ose kronike në pjesën e sipërme të barkut.

Kjo ndodh kur në stomak zhvillohen plagë të hapura dhe dhimbja mund të shfaqet disa orë pas ngrënies kur trupi prodhon më shumë acid, ose në stomak bosh, duke çuar në dhimbje barku në mëngjes.

Shkaqet më të zakonshme përfshijnë:

-Përdorimi i tepërt i barnave anti-inflamatore josteroidale

-Infeksion nga bakteret Heliobacter pylori

-Ndërsa stresi dhe ushqimet pikante mund të përkeqësojnë simptomat

Çfarë mund të bëni

Ulçera peptike duhet të trajtohet në bazë të shkakut të saj. Nëse shkaku është përdorimi i tepërt i barnave ndërprisni menjëherë përdorimin.

Nëse shkaku është bacterial, mund të përshkruhen mjeku juaj mund t’ju sugjerojë antibiotikë.

Provoni të konsumoni ushqime që nuk shkaktojnë shpërthime të ulçerës peptike. Shmangni duhanin dhe alkoolin gjatë trajtimit.

Mund të keni sindromën e zorrës së irrituar

Nëse zgjoheni shpesh me ndjesinë e therjeve në sotmak dhe një dëshirë të papritur për të shkuar në tualet, shkaku mund të jetë pikërisht ky.

Hulumtimet sugjerojnë një lidhje midis ankthit dhe depresionit me këtë sindromë.

Simptomat mund të përfshijnë dhimbje barku dhe fryrje, si dhe ndryshime në lëvizjet e zorrëve, duke përfshirë diarre ose kapsllëk.

Çfarë mund të bëni

-Mjekët mund t’ju sugjerojnë ndryshime në ushqim, cila përfshin shmangien e ushqimeve me qumësht, grurë, ëmbëlsues artificialë dhe disa fruta dhe perime.

-Ndryshime në stilin e jetës duke përfshirë mjekimin, probiotikët dhe trajtimin e shëndetit mendor.

Për çdo shqetësim në aparatin tretës, AgroWeb.org këshillon të kryeni një vizitë mjekësore. /AgroWeb.org