A i lani rrobat kryesisht në temperaturën 30 gradë? A është kjo diçka e mirë apo ndikon në procesin e pastrimit të rrobave tuaja?

AgroWeb.org ju njeh me 5 gjërat që duhet të dini për larjen e vazhdueshme të rrobave në temperaturën 30 gradë.

Së pari kontrolloni etiketën e larjes

Përpara se të vazhdoni më tej me leximin, është e rëndësishme të përmendim se pavarësisht gjithçkaje shumë nga rrobat tuaja kanë etiketa që udhëzojnë t’i lani në 30 gradë. Nëse thotë se duhet t’i lani vetëm në 30 gradë, atëherë kjo është e nevojshme. Përndryshe rrobat tuaja mund të prishen.

Larjet me 30 gradë kanë kufizime

Rrobat që janë të njollosura, nuk mund t’i hidhni në koshin e rrobave dhe t’i lani pas disa ditësh, por duhet t’i lani sa më shpejt. Nëse e lini njollën të thahet, ajo nuk mund të hiqet vetëm me një larje me 30 gradë.

30 gradë nuk mjaftojnë për të hequr njollat ​​e vështira

Nëse rrobat kanë shumë njolla, do t’ju duhet t’i lani në temperaturën maksimale që lejon etiketa.

Veçanërisht rrobat me njolla ushqimesh të thara, yndyrë dhe baltë. Përndryshe, mund të humbisni energji duke i larë përsëri.

Larja e shpeshtë me 30 gradë mund të shkatërrojë makinën tuaj larëse

Nëse përdorni kryesisht detergjent të lëngshëm, detergjent “miqësor ndaj ngjyrave” ose lani kryesisht në 40 gradë ose më pak, duhet të bëni më shpesh edhe larje në temperatura të larta.

Përndryshe, me kalimin e kohës, lavatriçja juaj mund të grumbullojë baktere, myk dhe erë të rëndë, të cilat do të shkurtojnë jetën e saj.

Makina juaj larëse mund të mos jetë e mirë për larje në 30 gradë

Ciklet e larjes 30 gradë shpesh nuk janë të mira për larjen e përgjithshme. Ato mund të jenë më të përshtatshme vetëm për larjet delikate. /AgroWeb.org