602 0

Çfarë Mund të Bëni me Qumështin e Skaduar?

Shpesh kur shohim që data e skadencës në kutinë e qumështit tregon se ai ka skaduar, njerëzit nxitojnë ta hedhin atë.

Sigurisht që datat e skadimit dhe afatet e përdorimit duhet të merren parasysh, por ka disa raste kur ju ende mund ta përdorni qumështin edhe pse mund të jetë i skaduar.

Disa njerëz mund ta përdorin qumështin e skaduar për gatim ose pjekje, por në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me një tjetër përdorim në rast se nuk dëshironi të rrezikoni.

Përdoreni qumështin e skaduar për të ujitur bimët tuaja

Qumështi i skaduar është i shkëlqyeshëm për ujitjen e bimëve tuaja! Kalciumi është një lëndë ushqyese mjaf i rëndësishëm për shëndetin e bimëve.

Nëse bima juaj ka mungesë të kalciumit, rrënjët dhe gjethet e reja mund të shfaqin probleme gjatë rritjes.

Kalciumi përdoret gjithashtu për të dërguar sinjale dhe për të shkaktuar aktivitete të caktuara qelizore.

Tingëllon si një mënyrë e zgjuar për të përdorur qumështin e skaduar, apo jo?

Nëse jeni gati t’i jepni bimëve tuaja këtë trajtim me kalcium, ju duhet të bashkoni qumështin e skaduar me një sasi të njëjtë uji.

Më pas me këtë tretësirë ujisni bimët tuaja ​​ose spërkatni me të të gjethet, në mënyrë që ta thithin sa më mirë.

Spërkatja e bimëve më këtë tretësirë, gjithashtu mund të parandalojë mykun tek bimët.

Edhe pse shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si funksionon kjo spërkatje me qumësht, shumica mendojnë se proteinat në qumësht bashkëveprojnë me diellin për të krijuar një efekt antiseptik.

Në mënyrë që të jenë efektive, spërkatja me qumësht duhet të të aplikohet në dritë të fortë dhe të përsëritet çdo 10 ditë apo më shumë.

Kështu që herën tjetër që do të mateni të hidhni qumëshin e skaduar, mos harroni se sa i rëndësishëm mund të jetë ai për bimët tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.