Festohet në mbarë botën, një ditë që vjen si traditë nga Amerika, por është shpërndarë kudo.

Mund të themi se popullariteti i kësaj dite nis nga funksioni dhe komoditeti që ajo ofron.

Megjithëse emri i përkthyer nga anglishtja ‘Black Friday’ nuk duket shumë ftues, njerëzit në të gjithë botën e presin përgjatë gjithë vitit.

Çfarë është një e premte e zezë?

Tradita e do që të gjithë dyqanet të ulin produktet e tyre në minimum për 24 orët e të premtes së fundit të Nëntorit.

Këtë vit Black Friday do të nisë zyrtarisht me datë 25 Nëntor, megjithëse shumë dyqane zgjedhin ta nisin këtë traditë shumë më herët.

E meqe jemi në prag të saj, për të gjithë blerësit e apasionuar pas uljeve apo për ju që po kërkoni produkte të ndryshme për përditshmërinë tuaj ne kemi përzgjedhur një listë me dyqane që ofrojnë produkte me ulje të çmimeve.

Në artikullin e sotëm nga AgroWeb në do të bëjmë një përmbledhje të ofertave më të mira që ofron tregu sipas nesh.

Ofertat kanë nisur më herët se kurrë këtë vit ndaj ndiqni më poshtë disa sugjerime interesante me produkte qe mund të përfitoni me mbi 70% ulje.

Çfarë ju leverdis të blini?

Sipas vëzhgimit tonë, nga të gjithë produktet që mund të përfitoni me ulje këtë javë, më të vlefshmet duket se janë paisjet e kuzhinës apo dhomës së gjumit.

Kjo kategori produktesh futet në grupin e atyre që kanë pësuar më shumë ulje siç mund ta shihni edhe më poshtë.

Top Shop Albania – Ulje deri në 70%

Në të gjitha produktet e listuara në faqen zyrtare të dyqanit online apo në pikat e shitjes.

Sipas vëzhgimit tonë në Top Shop me ulje ju mund të gjeni:

Jorgan Ethnic Dormeo

Mund ta gjeni me 70% ulje, një jorgan i mbushur me lesh natyral është 100% pambuk dhe mikrofibra të cilat mund të ajrosen lehtësisht duke ju mbajtur ngrohtë. Mund të lahet plotësisht dhe në dispozicion në 2 përmasa, 14x200cm dhe 200x200cm.

Set tavash pjekje Delimano 70% ulje

Set tavash Delimano

Seti me 9 forma të ndryshme për receta. Ky set përfshin tavat më të nevojshme për receta të ëmbla apo të kripura. Përbëhen nga material ii çelikut të hollë që lejon nxehtësinë të shpërndahet kudo njësoj pa e ngjitur ushqimin tuaj.

Prerëse brava spring Delimano 75% ulje

Prerëse Brava Spring Delimano

Me 75% ulje, një paisje e cila do t’ju ndihmojë të largoni thikat e mrephta nga duart tuaja dhe të bëni prerje më precise. Kjo paisje ka 40 cilësime sipas trashësisë që ju dëshironi që variojnë 0,2 deri në 8,0 mm. Ju ndihmon të prisni në feta, kubikë dhe shirita me madhësi të ndryshme.

Comodita Home

Deri në 75% ulje të dedikuara për të premten e Zezë. Ne kemi përzgjedhur të prezantojmëmë poshtë produktet që kanë pësuar më shumë ulje.

Dyshek Hybrid 75% ulje

Dyshek HYBRID 160X190

Ky dyshek ka një trashësi prej 30 cm, përbëhet nga sista të ndara dhe shkumë Memory. Dysheku Hybrid ruan temperaturën e trupit teksa ju flini dhe është antialergjik. Ka përmasa 160×190 dhe një shtresë Memory 6 cm e cila ndihmon që jut ë mbështetni 100% pa lëvizur pjesën tjetër të krevatit.

Dyshek Hybrid me përmasa 200×180 73% ulje

Dyshek HYBRID 200X180

Ka të njejtat veçori si modeli më sipër, por përmasa më të mëdha nëse kërkoni të keni më humë hapësirë në krevatin tuaj.

Jastëk Best Shape

Jastëk Best Shape

Me shkumë memory me mbështetje ergonomike që ju ndihmon me mbëhtetjen e kokës dhe qafës. Nuk mban lagështi dhe ruan temperaturën e duhur gjatë fjetjes. Një jastëk që nuk ka nevojë të pastrohet, por vetëm të ajroset

Jysk Albania

Ulja e produkteve deri në 60% ka nisur dhe alternativat që mund të zgjidhni po i listojmë më poshtë.

Jastëk Wellpur 42x65x15 cm 60% ulje

I përbërë nga copza sfungjeri memorik air I cili kujdeset për kokën dhe qafën tuaj teksa mbështeteni. Është një jastëk anto alergjik dhe futet në grupin e jastëkëve me lartësi mesatare.

Batanije Dragehode 63% ulje

Mund ta gjeni me 63% ulje, ajo ka material 100% poliestër dhe mund ta lahet në lavatriçe me 40 gradë. Këto batanije I gjeni në tre ngjyra, kafe e lehtë, kafe e fortë dhe gri./AgroWeb.org

*Ky artikull është punuar nga AgroWeb duke u bazuar në informacionet e paraqitura në faqet zyrtare në internet të produkteve të përmendura