Festat thuajse po na trokasin në derë! Ditët janë më të shkurtra, moti është më i ftohtë dhe tingujt klasike festive na shoqërojnë kudo, nuk është akoma vonë që ju të zbukuroni shtëpinë tuaj për t’i dhënë frymën e duhur. Është pikërisht hareja që mbështjellë këtë periudhë të vitit e cila na bashkon të gjithëve pranë tryezës për të shijuar pjata fantastike por edhe për të shkëmbyer momente të bukura.

Në mënyrë që ju të përfitoni sa më shumë nga ky sezon festash AgroWeb.org në bashkëpunim me Prestige Home ju tregon disa sekrete si ta shndërroni shtëpinë tuaj në një vatër të ngrohtë dhe plot bukuri.

Për të zbuluar gjithçka që Prestige Home ka menduar për të gjithë ju këto festa, lexoni ofertat dhe bëjini më speciale këto momente.

Dhoma e Ndenjes Plot Ngrohtësi

Dhoma e ndenjes tradicionalisht njihet ndryshe si zemra e shtëpisë, ku të gjithë mblidhen gjatë festave. Një nga elementët kryesor është pikërisht divani, i cili përveç rehatisë luan dhe rolin e dekorit për t’i dhënë ambientit stilin që ju dëshironi. Më pas tavolina e mesit e cila do të mbushet me antipastat tuaja, sigurisht që kthehet në faktorin më zbukurues. Tek Prestige Home ju mund të vizitoni showroomet dhe të zgjidhni produktet më unike duke i përfituar ato deri në 70% ulje. AgroWeb.org gjithashtu nuk mund të lërë pa përmendur edhe perdet Dage apo tapetet Pierre Cardin, të cilat me copat e mëndafshta e të qëndisura me motivet më delikate do t’i japin ngjyra shtëpisë suaj.

Kuzhina, aty ku ndodh magjia

Nuk kanë kuptim festat pa gatimet tradicionale plot shije dhe aromë të mrekullueshme. Por që tryeza të ketë bukurinë që duhet dhe që recetat të kenë prezantimin e merituar, duhet që t’i kushtoni vëmendje edhe zbukurimit të saj. Në ndihmë ju vijnë setet fantastike të La forchetta të cilat ju japin mundësi që të zgjidhni mes porcelanit delikate apo qelqit të punuar mjeshtërisht nga profesionistë të vërtetë të cilësisë. Të gjitha këto aksesorë të kuzhinës ju i gjeni me ulje gjatë gjithë sezonit duke ju dhënë mundësi që vërtetë t’i shijoni.

Po për dhurata keni menduar?

Diçka unike që Prestige Home ofron është mundësia e gjetjes së dhuratës perfekte të cilat do të gëzojnë këdo. Përmes markave të elektroshtëpiakeve Vox, Teka dhe Miele, ju do të keni dhurata unike të cilat do të surprizojnë të dashurit tuaj kur t’i hapin. Mund të zgjidhni mes shtrydhëseve, pinaurave, lavatriçeve, frigoriferëve e shumë pajisjeve të tjera duke i kapur me 30% ulje. Madje një surprizë vjen edhe nga Miele ku të gjitha produktet do t’i përfitoni me 7 vite garanci si asnjëherë më parë.

Me këto produkte ju vërtet do të krijoni një koncept krejt të ri për shtëpinë tuaj këtë prag festash. Ndaj mos i humbisni por vizitoni faqet zyrtare të Prestige Home duke klikuar këtu, ose të shijoni magjinë nga afër, pranë showroom-it.