Kur kërkoni për një kondicioner të lehtë për t’u instaluar, pothuajse gjithmonë këshillohen kondicionerët portativë dhe jo versionet e tjera.

Ky është vetëm një krahasim midis këtyre pajisjeve të ngjashme.

Nëse jeni akoma në mëdyshje se cilin të zgjidhni, AgroWeb.org ju këshillon të merrni parasysh çdo karakteristikë të tyre.

Kështu do të jetë më e lehtë për ju të zgjidhni atë që përshtatet më së miri me nevojat tuaja.

Lexoni më poshtë krahasimin midis këtyre paisjeve që AgroWeb.org bën për t’ju ardhur në ndihmë.

Zhurma

Duke krahasuar grupet e të dhënave për të dy kondicionerët, duket se kondicionerët që montohen në mur, janë zakonisht më të zhurmshëm sesa versionet portative.

Megjithatë duhet të dini se versioni portativ do të dëgjohet më tepër për shkak se ai qëndron brenda në dhomë.

Efikasiteti

Mënyra më e mirë për të parë efikasitetin është zona që një kondicioner arrin të mbulojë.

Kondicionerët që montohen në mur mund mbulojnë hapësira të mëdha në varësi të fuqisë që kanë.

Ndërsa me kondicionerët portativë nuk ndodh e njëjta gjë.

Ju do t’ju nevojitet një kondicioner portativ shumë më i fuqishëm se ai që vendoset në mur për të mbuluar të njëjtën sipërfaqe.

Me fjalë të tjera, kondicionerët që montohen janë më efikas sesa kondicionerët portativë.

Çmimi

Krahasimi i çmimeve tregon dukshëm një favorizim më të lartë për kondicionerët që montohen sesa versionet portative, për të njëjtën fuqi.

Kjo sepse portativët këkojnë një fuqi më të madhe për të mbuluar sipërfaqe të mëdha.

Prakticiteti

Kur bëhet fjalë për prakticitetin, padyshim kondicionerët portativë janë më të preferuar.

Ata nuk kanë nevojë për t’u instaluar dhe mund të transportohen në kënde apo dhoma të ndryshme.

Pamja

Një e metë kryesore e kondicionerëve të montueshëm është pamja e tyre. Vendosja e një “blloku” të madh pranë dritares apo në një vend të caktuar të ambientit tuaj mund të mos jetë shumë e bukur vizualisht. /AgroWeb.org