Të zgjedhësh ngjyrën e duhur të bojës është një nga zgjedhet më të vështira që mund t’iu duhet të bëni kur vjen fjala për rinovimin e kuzhinës.

Prandaj AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh me disa truke të habitshme, për një kuzhinë plot stil.

Sfida nuk është që ta bëni kuzhinën domosdoshmërisht më të ndritshme.

Dhomat pa dritë të japin ndjesinë e një ambienti më të vogël. Dhe asnjë bojë në botë nuk mund të bëjë që një dhomë të ketë një dritë më natyrale.

Prandaj të zgjedhësh një ngjyrë të butë për kuzhinën ,kur nuk ka mjaftueshëm dritë natyrale, mund të japë ndjesinë e një hapësire më të madhe.

Ekperimentoni me borjat e errëta

Ju gjithashtu mund të shkoni në drejtimin e kundërt, me një ngjyrë më të ërrët, që krijon një ndjesi që ju mbështjell me ngrohtësi.

Lagrohuni nga tonet e ftohta

Nëse nuk jeni gati për të eksperimentuar me ngjyrat e errëta dhe doni të zgjidhni mure të bardha, largohuni nga hijet e ftohta.

Edhe pse mund të jeni duke krijuar një hapësirë ​​më të madhe, nuk po krijoni domosdoshmërisht një hapësirë ​​të ngrohtë dhe tërheqëse. Një hapësirë e ftohtë mund të japë ndjesinë e një klinike.

Lyejeni tavanin me të njëjtën ngjyrë si pjesa tjetër e dhomës

Një truk me të vërtetë i lehtë për krijimin e një sensi më të lartë lartësise, është të lyeni tavanin me të njëjtën ngjyrë si muret.

Kjo ndodh sepse vija e mprehtë që ndan murin dhe tavanin do të jetë më e butë dhe do të lexohet si një hapësirë ​​shumë më e madhe.

Ndriçimi ka rëndësi po aq sa edhe boja

Sidomos në hapësirat me dritë natyrale ndriçimi që zgjidhni do të ndryshojë gjithçka.

Përpiquni që të keni ndriçim të mirë sidomos në zonën e gatimit dhe pse jo edhe nëpër dollapë.

Ndriçimi që zgjidhni nuk ka pse të dretohet gjithmonë tek drita natyrale./AgroWeb.org