Duhen vite përvojë për të përgatitur recetat pa mundim dhe në mënyra të ndryshme, por me një mikser dore mund ta bëni këtë menjëherë dhe pa shumë mundim.

AgroWeb.org ju jep disa këshilla se si t’i zgjidhni me zgjuarsi këto paisje në mënyrë që t’ju shërbejnë më së miri dhe sa më gjatë.

Zgjidhni një model të lehtë për tu mbajtur

Këshilla e parë është të zgjidhni një model që është i lehtë sepse këto paisje duhet të përdoren me një dorë.

Nëse është shumë e rëndë, kjo mund të shkaktojë dhimbje në kyçin e dorës dhe mund të ndikojë në rezultatin e përfunduar të përpunimit të ushqimit.

Me shumë funksione dhe me aksesorë të shkëputshëm

Nëse planifikoni ta përdorni mikserin për funksione të ndryshme dhe dëshironi një që zë sa më pak hapësirë ​​në kuzhinë, kontrolloni për modele me aksesorë që hiqen dhe vihen me lehtësi.

Në varësi të modelit, ato gjenden me tehe të ndryshme prerëse dhe pajisje për rrahje. Zgjidhni në përputhje me kërkesat tuaja.

Këto paisje shpesh bëhen prej çelik inoksi ose plastike. Pjesët prej çelik inoksi janë të mprehta, të forta, por bëjnë më shumë zhurmë.

Ndërsa pjesët plastike janë më të lehta, nuk bëjnë shumë zhurmë dhe janë më të sigurta, por më pak të forta.

Nivelet e shpejtësisë

Disa miksera kanë parametra të paracaktuar të shpejtësisë dhe rregullohen sipas presionit të dorës që ushtron përdoruesi. Por ka edhe paisje të tjera që kanë nivele të ndryshme shpejtësie.

Kontrolloni me kujdes këto opsione përpara se të blini, për të zgjedhur atë që ju përshtatet më së miri.

Nëse keni fëmijë të vegjël, shihni për opsionet e sigurisë

Disa modele kanë një bllokues sigurie për fëmijë, në mënyrë që prindërit t’i përdorin ato me qetësi.

Sigurisht, është gjithashtu e rëndësishme të mbani një sy tek fëmija nëse është i pranishëm kur gatuani, për të shmangur lëndimet.

Ruajtja dhe pastrimi                                     

Nëse hapësira në kuzhinë është e kufizuar dhe ju nuk përdorni këtë paisje gatimi çdo ditë, merrni parasysh sa lehtë mund të ruhet dhe sa e lehtë është për t’u pastruar.

Për pastrim të plotë, zgjidhni një model me pjesë të shkëputshme. Nëse keni një makinë larëse enësh në shtëpi, kontrolloni nëse aksesorët janë të përshtatshëm për larje enësh./AgroWeb.org