Çdo kilovat mbi 800 kWh, do të paguhet me çmimin e tregut. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale në kuadër edhe të masave të përballimit të krizës energjetike tha se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kWh.

Aktualisht një familje shqiptare që harxhon maksimumin e 800 kWh, e paguan 9.5 lekë kilovatin ( 7 mijë e 600 lekë në një muaj ). Ndërkohë nëse një familje do të harxhojë 801 kWh do të paguaj 7 mijë e 600 lekë për 800 kWh, ndërsa 1 kWh do ta paguaj me 42 lekë.

“Paketa nis me vendosjen e fashës 800 kWh. Pra u përket një grupi të vogël abonentësh. Se janë 4 % e abonentëve familjarë që harxhojnë më shumë.” tha Balluku.

Kjo fashë do të zgjasë së paku deri më 31 dhjetor. Ndërsa më pas do të rishikohet.

“Cdo kilovator mbi 800 kilovator është 42 lekë në total. Kjo do të jetë deri më 31 dhjetor më pas do analizohet sërish, për të parë se ku jemi.” tha Balluku

Ndërkohë është publikuar edhe një skemë se si shpenzon një familje. Këto pajisje të mëposhtme që janë në përdorim të përditshëm, përllogaritur në total për një muaj shpenzojnë 800 kilovator energji, ose 7 mijë e 600 lekë në një muaj.

Burimi: ABC NEWS