Pas një viti pandemie duket se pak nga pak bota po i kthehet normalitetit të munguar.

Pushimet verore janë në prag për të nisur, kufinjtë me vendet fqinje po hapen dhe vaksinat po aplikohen në shumicën e vendeve.

Liria e lëvizjes po fitohet pak nga pak dhe njerëzit duket se po e shfrytëzojnë atë.

Fundjavat në det apo mal janë një traditë disa vjeçare tashmë e shumë Shqiptarëve, por edhe pushimet e gjata diku jashtë vendit apo qytetit.

Nëse po planifikoni një udhëtim këtë verë, AgroWeb.org ju jep 3 këshilla me vlera se çfarë duhet të keni patjetër me vete.

Zgjidhni një valixhe të lehtë

Nëse do të kryeni një udhëtim disa ditor, valixhja apo një cantë e madhe ju duhet patjetër.

Në këtë mënyrë do të mund të fusni brenda të gjithë mjetet dhe sendet personale që ju duhen.

Por edhe hapi i përzgjedhjes së cantës është po aq i rëndësishëm sa gjërat që fusni në të.

Zgjidhni një valixhe të lehtëe me shumë hapësirë në mënyrë që të mblidhni të gjithë sendet brenda.

Sidomos nëse jeni duke udhëtuar me avion dhe kilogramët e bagazheve janë të përcaktuara.

Jastek për qafën

Nuk ka rëndësi nëse do të udhëtoni me makinë, avion apo anije, është e rëndësishme të jeni gjithnjë komodë.

Qëndrimi në formën e duhur është një nga rregullat kryesorë që duhet të ndiqni nëse doni të mos e ndjeni lodhjen.

Një jastëk për qafën ju ndihmon të mbështeteni më mirë gjatë qëndrimit ulur dhe të pushoni apo të dremisni.

Ka formën e një U-je të madhe dhe mund ta fusni brenda në çantë ose ta mbani në dorë gjatë gjithë udhëtimit.

Kutia e ndihmës së shpejtë

E domosdoshmë për ushëtimet e gjata e sidomos nëse ndodhen në natyrë.

Mund të mos e përdorni asnjëherë, por mund edhe t’ju shërbejë shumë në momente të veçanta.

Kutitë  endihmës së shpejtë janë standarte, të vogla dhe zakonisht mbajnë brenda çdo gjë që ju duhet.

Ato mund t’i gjeni në farmaci dhe t’i merrni lehtë me vete kudo pasi nuk zënë shumë vend./AgroWeb.org