1.7k 0

Sfungjerët e Detit Përse Duhet t’i Përdorni për të Ruajtur Shëndetin

Sfungjerët mund t’i gjeni kudo në çdo dyqan e supermarket në masa, forma dhe ngjyra të ndryshme.

Janë padyshim një nga produktet kyç për mbajtjen e higjenës së duhur personale, e sidomos kur vjen puna tek lëkura dhe turpi.

Ekspertët sugjerojnë që t’i përdorni në çdo larje për të larguar papastërtitë, por të bëni kujdes e të zgjidhni të duhurit.

Këtu sugjerojmë ata natyralët të cilët krijohen në natyrë, janë antialergjik dhe nuk përmbajnë asnjëlloj toksine.

Çfarë janë sfungjerët natyralë të detit?

Sfungjerët e detit janë krijesa të përbëra nga shumë qeliza të cilët krijohen dhe jetojnë në fundin e oqeaneve dhe deteve.

Prej tyre janë frymëzuar dhe krijuar edhe sfungjerët sintetikë e plastikë të cilët shikoni në treg sot.

Prejardhja e sfungjerëve të detit mendohet të jetë 400 milionë vjeçare që në kohën e dinosaurve dhe vazhdojnë të krijohen natyralisht edhe sot.

Sfungjerët natyralë kanë ngjyrë të kaftë ose bezhë të lehtë, janë të mbushur me vrima të mëdha dhe njihen për butësinë e jashtzakonshme.

Ata mund t’i përdorni për punët rreth shtëpisë, për të pastruar lëkurën apo për të bërë masazh.

Përveçse janë natyralë e të padëmshëm, sungjerët e detit janë një zgjedhje miqësore për organizmin dhe mjedisin.

Pastrojnë lëkurën

Sfungjerët e detit njihen për vetitë e tyre pastruese.

Ata do të depërtojnë thellë në porët tuaja, por në mënyrë delicate pa i dëmtuar aspak ato.

Nëse po kërkoni të largoni lëkurën e vdekur natyralisht, masazhimi me një sfungjer deti teksa laheni është zgjidhja e duhur.

 Delikatë për fëmijët

Sfungjerët natyralë mund t’i përdorë e gjithë familja, nga më të mëndhenjtë deri tek më të vegjlit.

Nëse fëmija juaj ka lëkurë shumë delicate, këta sungjerë nuk do ta përkeqësojnë.

Ata janë të butë dhe kanë veti antialergjike të përshtatshme për çdo lloj lëkure.

Mund t’i përdorni për disa vite

Nëse kujdeseni në mënyrën e duhur për sfungjerin tuaj të detit mund ta keni në shtëpi nga 2 deri në 6 vite për ta përdorur në çdo kohë.

Përveçse janë një investim i zgjuar që nuk ju lë kurrë në baltë, njëkohësisht reduktoni edhe mbetjet e plastikës në mjedis.

Pastrim më i mirë

Duke qenë se këta sfungjerë janë antialergjik dhe antifungal janë mjeti perfekt për të pastruar mjedise si tualeti.

Përveçse do të largojnë të gjithë bakteret, do të keni menjëherë sipërfaqe të lustruara të cilat shkëlqejnë.

Zgjidhje ekologjike

Sfungjerët natyrale nuk përmbajnë toksina, kimikate apo mbetje plastike siç mund të ndodhë me versione të tjera që mund të gjeni në supërmarket.

Kështu ata janë më lehtë të tretshëm në natyrë kur ju të mos i përdorni më e për rrjedhojë edhe më pak të dëmshëm për ju dhe mjedisin përreth./AgroWeb.org