563 0

Si Të Dekoroni Pemën E Festave Në 3 Hapa Të Thjeshtë

Dekorimi i pemës gjatë periudhës së festave të fundvitit është një traditë që ndiqet nga shumë familje në mbarë botën.

Elementet kryesorë që përdoren për dekor janë dritat, topat, shiritat dhe stoli të ndryshme që njihen nga të gjithë.

Por kur bëhet fjalë për krijimin e një peme që shpreh stil dhe personalitet opsionet janë të pafundme.

Pemët më të bukura janë të mbushura me plot me elementë traditash, me kujtime dhe zbukurime të punuara me dorë por edhe të blera në dyqan.

Sekreti për të dekoruar sa më bukur pemën e festave është e thjeshtë: ndiqni më poshtë hap pas hapi udhëzimet e AgroWeb.org.

Vendosni dritat

Hapi i parë për të dekoruar pemën është vendosja dritave.

Për këtë duhet të zgjidhni ngjyrën e fijes së telit që përputhet me ngjyrën e pemës tuaj në mënyrë që ai të mos duket.

Filloni nga poshtë pemës dhe shkoni lart, duke mbështjellë dritat rreth çdo dege kryesore dhe duke u futur edhe në brendësi të trungut.

Ju mund të përdroni edhe dritat Led që janë më të reja se dritat tradicionale dhe nuk prodhojnë nxehtësi e cila mund të shëndrrohet në rrezik.

Nëse dëshironi mund të vendosni edhe lloje të tjera dritash si topat me drita shumëgjyrëshe.

Ato vijnë në shumë madhësi dhe kanë një shkëlqim më të butë se dritat e zakonshme.

Eksperimentoni me skema të ndryshme ndriçimi derisa të gjeni atë që ju pëlqen.

Vendosni shirita

Filloni nga maja e pemës dhe ngadalë rrisni sasinë e shiritit midis secilës degë ndërsa shkoni për poshtë.

Për të shmangur një pamje të ngarkuar, dekorojeni pemën me një shumëllojshmëri shiritash nga ato të thjeshtat e të hollat.

Shiritat mund të jenë të ndryshëm dhe duken mire kur mbështillen lirshëm rreth pemës.

Për të shtuar interesin, provoni të bëni harqe të mëdha ose t’i vendosni vertikalisht në pemë.

Varni stoli të ndryshme

Hapi i fundit është të varni stoli. Për të ekspozuar stolitë tuaja të preferuara, vendosini ato në pozicionet kryesore në pemë.

Më pas varni stolitë që janë më të mëdha, duke i ndarë në mënyrë të barabartë rreth pemës.

Topat e zbukurimit në ngjyrë të njëjtë, por me madhësi dhe tekstura të ndryshme, do të krijojnë vazhdimësi nga lart poshtë.

Varni ato më të mëdhatë në fund dhe më të voglat në krye.

Plotësoni hapësirat bosh me stoli të përmasave të mesme dhe të vogla.

Sigurohuni që disa prej tyre t’i varni më afër trungut për të krijuar thellësi.

Ato do të reflektojnë dritën duke e bërë pemën tuaj të shkëlqejë nga brenda.

Bëjeni pemën më të veçantë duke shtuar artikuj të punuar me dorë dhe përfundojeni duke shtuar në majë të saj një nga zbukurimet tuaj të preferuara.

Qëndroni në disatanë dhe studioni pemën tuaj nga këndvështrime të ndryshme për të përcaktuar nëse ka zona boshe që duhen mbushur./AgroWeb.org