Barishtet e këqija janë një nga problemet më të zakonshme të të gjithë kopshtarëve.

Nëse jeni të apasionuar pas luleve dhe kopshtarisë me siguri e dini se sa i përsëritshëm dhe i bezdisshëm është procesi i shkuljes dhe heqjes së tyre.

Spërkatja me kimikate jo gjithnjë është efikase dhe shpesh e dëmshme për bimët që rriten përreth.

Ndaj AgroWeb ju sugjeron një mënyrë më natyrale e delikatë se si mund ta bëni këtë.

Përbërësi kryesor është kripa e cila kryen të gjithë procesin e largimit të barishteve të këqija nga kopështi juaj dhe nuk është toksike.

Përse kripa?

Për ta shpjeguar shkurt, kripa është një herbicid natyral që nuk përmban toksina ndaj në këtë spektër duhe të jetë një nga zgjedhjet tuaja të para.

Megjithatë edhe këtu duhet të keni kujdes se çfarë lloj kripë do të zgjedhni.

Për të arritur rezultatin e duhur, kontrolloni paketimin, duhet të zgjidhni sodium chloride e jo lloje të tjera të saj.

Së dyti duhet të veproni me kujdes në spërkatjen e sipërfaqes me kripë për të mos dëmtuar aspak bimët e shëndetshme përreth.

Kripa vepron si dehidratuese e bimëve të këqija duke thither ujin e brendëshëm të tyre duke çuar në tharjen e tyre.

Kur tretet në ujë dhe aplikohet tek bima, përthithja është shumë më e lehtë.

Si ta përdorni?

Siç shpjeguam edhe më lart, kripa është shumë më efektive kur tretet në ujë dhe spërkatet tek bima që doni të thani dhe largoni nga kopështi juaj.

Sasia dhe dendësia e saj shpesh varet nga madhësia e bimës apo e sipërfaqes që doni të spërkasni.

Nëse këtë përbërje do ta hidhni në të gjithë kopërshtin tuaj ku keni mbjellë edhe bimë të tjera të cilat nuk doni t’i thani, duhet të filloni me një përzierje të lehtë.

Ndiqni rregullin 1:2 pra një dozë kripë dhe dy ujë.

Nga ana tjetër nëse do të spërkasni një sipërfaqe ku doni të largoni të gjithë bimët ndiqni raportin 2:1 ose 3:1.

Pra duke shtuar më shumë kripë se ujë në enën që do të përgatisni përzierjen.

Kjo sasi kripë do të mund të stërilizoje zonën ku do të veprojë dhe të thajë barishtet e këqija në një kohë më të shkurtër.

Mjafton ta hidhni tek gjethet e bimës, në pjesën e sipërmse të saj për të evituar depërtimine thellë të kripës në tokë apo në bimët e tjera përreth.

Për këtë process mund të përdorni një shishe spraj ose një ujitës të vogël lulesh.

Nëse keni bimë të tjera përreth kësaj zone ku po aplikoni këtë përzierje, ujitini ato me ujë në mënyrë që të largoni çdo mbetje të dëmshme që mund të ketë depërtuar tek to./AgroWeb.org