711 0

Si të Lehtesoni Pastrimin e Shtepisë – 5 Zgjidhjet që Vijnë nga Mobilimi

Mobilimi i shtëpisë është një një proceset më personalë që mund të ndërmerrni.

Shtëpia dekorohet në bazë të shijeve tuaja, hapërsirës që ka dispozicion, por edhe duke pasur komoditetin në mendje.

Me siguri këto janë disa nga gjërat që edhe ju keni menduar kur keni dekoruar shtëpinë për herë të fundit.

E megjithatë, gjithnjë duket sikur në një shtëpi mungon diçka dhe ka vend për përmirësin, sidomos me dekorin.

Në këtë artikull nga AgroWeb ju tregojmë se si të zgjidhni materialet e duhura për ta mbajtur shtëpinë tuaj sa më të rregullt e të pastër.

Zgjidhni mobilje të larta

Nëse doni të blini një kolltuk, divan, krevat apo lloje të tjera moblijesh të rënda zgjidhni modelet me këmbë të larta.

Tek mobiljet e rënda ky është një shpëtim përsa i përket pastrimit të dyshemesë dhe pluhrave.

Sa më të larta të jenë moblijës aq më lehtë do të mund të fusni poshtë tyre fshesën e korentit apo leckën e larjes për të larguar pluhurat.

Boja e duhur

Muret janë një detaj i shtëpisë që nuk i shpëton përditshmërisë.

Sidomos nëse keni fëmijë të vegjël të cilët gjatë lojrave mund t’i prekin shpesh me duar apo të ngjyrosin në to.

Këto shenja, njolla apo dëmtime mund të ndodhin edhe për shkaqe të tjera, si njollat e vajit, ato të pluhurit të oxhakut apo gërvishtjet nga mobiljet.

Kështu sigurohuni që për muret tuaja të zgjidhni një bojë me shkqëlqim e që mund të pastrohet lehtë.

Në sipërfaqet e shkëlqyeshme, thuajse sintetike pluhuri apo papastërtitë largohen shumë më shpejt se në bojrat e tjera.

Lloji i divanit

Ndoshta pjesa më e përdorur në shtëpi nga e gjithë familja.

Një divan i mirë është kryesori në dhomën e ndenjes, ndaj ju sigurohuni që gjithnjë të zgjidhni të duhurin.

Zgjidhni material lëkure të cilat duhet të pastrohen lehtë edhe nëse dershni kafe, lëngje apo ushqime të ndryshme.

Nëse preferoni copat e trasha apo materiale jo lëkure të cilat shpesh mund të jenë më thothëse dhe të vështira për t’u pastruar.

Në këtë rast zgjidhni gjithnjë matëriale të cilat janë kundër njollave.

Kur të blini një divan kërkoni materiale mikrofibër të cilat mund të lahen me lavatrice.

Gjithashtu konsideroni të zgjidhni ngjyra të errëta në mënyrë që të njollat të duken më pak.

Përzgjedhja e rafteve

Kur zgjidhni një raft për një ambient të shtëpisë, sigurohuni që të mos jetë i hapur.

Në këtë mënyrë pluhuri nuk do të depërtojë me lehtësi nëpër objektet brenda raftit tuaj.

Një alternativë është të zgjidhni kapakë xhami të cilët mbrojnë nga pluhuri dhe mund t’i pastroni lehtë./AgroWeb.org