nga AgroWeb më 22 July, 2020
Mjalti shqiptar po shënderrohet në një nga produktet më të eksportuara dhe të ëkrkauara në Europë. Kjo falë shijes së tij të mrekullueshme vlerave dhe origjinalitetit që ka. Të dhënat zyrtare të INSTAT, të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë kërkesën në rritje të tregjeve të huaja për mjaltin shqiptar e kryesisht të disa zonave specifikime, […]
nga AgroWeb më 24 June, 2020
Prodhimi i agrumeve në Shqipëri përfaqësohet kryesisht nga kultivimi i mandarinës në rajonin e Sarandës. Prodhimi i mandarinës nga ferma kolektive më e famshme në fshatin Xarre, Sarandë, është një shembull i rrallë në fermat e fragmentuara dhe individuale të Shqipërisë dhe vlerësohet të prodhojë 18,000 tonë nga rreth 500 hektarë sipërfaqe e mbjellë me […]
nga AgroWeb më 19 June, 2020
6 830 tonë prodhime bujqësore të freskëta u eksportuan nga tregjet e Lushnjës dhe Fierit gjatë dy javëve të para të muajit qershor 2020, në më shumë se 25 shtete të rajonit, BE-së e më gjerë. Rritja e prodhimit bujqësor vendas është reflektuar në furnizimin e bollshëm të tregjeve të vendit me këto produkte, uljen […]
nga AgroWeb më 15 June, 2020
Shqipëria bëhet gati të nisë eksportin e produkteve blegtorale (qumësht, gjalp, djathë) në tregjet e huaja. Zv.drejtoresha e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinar (ISUV), Jona Boçi, tha se, “Shqipëria është një vend në zhvillim që ka bërë ndryshime kolosale në drejtim të rritjes së sigurisë ushqimore. Nga ferma që prodhonin për vetëkonsum dhe shisnin […]
nga AgroWeb më 5 June, 2020
Të freskëta, natyrale plot shije e vlera shëndetësore, bamjet janë padyshim më të mirat e stinës dhe sapo kanë dalë në treg. Këtë vit, sipërfaqe të tëra toke janë mbjellë masivisht me bamje nga fermerë të ndryshëm në shumë zona të vendit. Perspektiva e favorshme për tregun vendas si dhe për t’i eksportuar ato drejt […]
nga AgroWeb më 14 May, 2020
Një lajm i mirë për eksportet e prodhimeve shqiptare të cilat kanë rritur volumin e shitjes në tregjet ndërkombëtare. Prodhimet e perimeve dhe frutave të stinës janë në krye të listës së eksportit të produkteve shqiptare ku vetëm gjatë muajit që lamë pas është shënuar një rritje e konsiderueshme. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, […]
nga AgroWeb më 13 May, 2020
Nga bahçet e kopshtet e shtëpive private e deri tek tek fermat e vogla, domatet zemërkau si qëmoti edhe sot të mrekullojnë me shijen e tyre të freskët. Një prodhim tërësisht me farë autentike shqiptare, domatet zemërkau janë padyshim nga produktet më të veçanta ndër fruta-perimet e kultivuara në Shqipëri. Me shije dhe aromë unike, me […]
nga AgroWeb më 11 May, 2020
Stina e verës ka ardhur më e ëmbël dhe plot surpriza në tregun vendas të frutave. Të kultivuara me farë krejt natyrale, një prej fermerëve më të suksesshëm të Divjakës, Ristan Janko ka futur në tregun vendas por edhe për eksporte një sasi prej 50 ton shalqini në varietetin unik të tij, atë të verdhë. […]
nga AgroWeb më 1 May, 2020
Kërkesa në rritje e tregjeve të huaja për boronicat e kultivuara në Shqipëri por nxit fermerët shqiptarë që të zgjerojnë kultivimin e kësaj bime sa mirëbërëse për shëndetin aq edhe fitimprurëse. Veçanërisht në veri të Shqipërisë, në zonat si Tropoja, Kukës po Puka plantacione të tëra boronicash shtrihen në sipërfaqe të mëdha, me potencial për […]
nga AgroWeb më 6 January, 2020
Eksportet e portokalleve dhe mandarinave shqiptare kanë njohur një rritje domethënëse në vitin që kaluam por edhe në vijim. Rritja e kultivimit të plantacioneve me portokalle dhe mandarina ka rritur prodhimin e tyre e për rrjedhojë eksportet duke mbushur tregjet jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Llukan Kote, administrator i “Kote Farm” thotë për […]
nga AgroWeb më 18 February, 2019
Për herë të parë në Shqipëri, fermerët dhe e gjithë sipërmarrja e agrobiznesit do të kenë mundësinë të njihen nga afër me mënyrat e aplikimit dhe proçedurat që ndiqen për të çertifikuar produktet e tyre nga Sistemi Botëror i Praktikave dhe Standarteve të Agrikulturës, Global G.A.P. Gjithçka do të ndodhë në panairin AgroTech 2019 në […]
nga AgroWeb më 13 February, 2019
Çmimet e fruta perimeve në Shqipëri kanë pësuar rritje. Të gjitha fruta perimet e stinës së dimrit janë pothuajse 2-3 herë më të shtrenjta se viti i kaluar citon Top Channel, të cilit i referohet AgroWeb.org. Konrektisht, një kilogram qepë ose presh u shit nga 100-130 lekë për kilogram, nga 30-50 lekë për kilogram vitin […]
nga AgroWeb më 24 May, 2018
Kultivimi i dafinës po shndërrohet në një biznes fitimprurës për shumë fermerë të cilët falë mundit dhe djersës së tyre sot kanë kapërcyer kufijtë e tregut vendas drejt atyre evropiane. Dafina, erëza me aromën e mrekullueshme që nuk mungon asnjëherë në kuzhinën e çdo familjeje vlerësohet si një nga bimët medicinale më të çmuara për […]
nga AgroWeb më 30 March, 2018
Cilësia më e lartë, shija më e mirë dhe standardet po i shndërrojnë prodhimet shqiptare ndër më të kërkuarat në Evropë. Tregtarë të mëdhenj gjermanë i kanë kthyer sytë nga Shqipëria dhe prodhimet e saj për t’i futur në tregun e tyre e për t’ua ofruar konsumatorëve gjermanë por edhe restoranteve gjithashtu. Një nga prodhimet […]
nga AgroWeb më 15 February, 2018
Prodhimet shqiptare po kapërcejnë kufijtë drejt tregjeve europiane duke vulosur cilësinë dhe përmbushjen e standardeve. Duke sfiduar konkurrencën e fortë të prodhuesve të tjerë të vendeve të rajonit por edhe gjithë Europës, prodhuesit shqiptarë po ia dalin që të korrin sukses me të mbjellat e tyre. Krahas eksportit të suksesshëm, të domateve, kastravecave, specave, mollëve […]
nga AgroWeb më 29 January, 2018
Një sipërfaqe e tërë toke, e shtrirë pak kilometra jashtë Tiranës, pranë Rinasit, të ndjell me aromën e mrekullueshme saj. 25 lloje erëzash të freskëta nga borziloku, rozmarina, nenexhiku, majdanozi, kopra, sherebela, hithra, mentja, e shumë erëza të tjera të panjohura si erëza e estragonit e njohur në EuroAzi e Amerikë, shtrihen në hektarë të […]
nga AgroWeb më 5 January, 2018
Ideja e të ngrënit kërmill mund të mos ju pëlqejë, por kur vjen për të bërë biznes me to, gjërat ndryshojnë. Në Shqipëri biznesi i kërmijve është një ndër më të suksesshmit. Që nga viti 2000 gjithnjë e më shumë fermerë kanë nisur të hapin ferma kërmijsh. Kthimi i shpejtë i investimit e bën këtë […]
nga AgroWeb më 11 December, 2017
Shqipëria nis rrugën drejt fuqizimit të eksporteve me prodhimet e fruta perimeve. Viti 2018 mund të konsiderohet pa asnjë hezitim, si viti i bujqësisë shqiptare. Rreth 20 milionë euro do të jetë skema kombëtare e financimit të bujqësisë për vitin e ardhshëm, ndërsa një tjetër fond do të çelet përmes projektit IPARD II, një program […]
nga AgroWeb më 13 August, 2017
Midhjet do të shënjojnë të ardhmen e industrisë së produkteve të detit në Shqipëri. Eksporti i këtyre produkteve pritet ta kthejë Butrintin në epiqendrën e prodhimit të midhjeve në mbarë Evropën. Disa ekspertë mendojnë se Butrinti ka potencial në prodhimin e mbi 10,000 ton midhje në vit. Shqipëria ka dy pika kryesore për prodhimin e […]
nga AgroWeb më 13 August, 2017
Kastraveci është një nga perimet më të shijshme të stinës. Prodhimet shqiptare mbeten më të mirat të ofruara në tregjet e fruta perimeve në vend. Fermerët tanë tregojnë kujdes të veçantë në kultivimin e kastravecit që falë vlerave ushqimore është kthyer në një produkt me famë në tregjet evropiane. Kastraveci shqiptar është një nga produktet […]