nga AgroWeb më 5 Qershor, 2020

Kur Është Koha e Duhur Për Të Ngrënë Mëngjes

Mëngjesi është pa kurrfarë dyshimi vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Falë tij, organizmi merr energjinë dhe ushqyesit e nevojshëm për t’u përballur me sfidat e ditës. Ky vakt është i rëndësishëm edhe për metabolizmin por si në çdo pikë të jetës, koha është gjithçka. Kur Është Koha e Duhur Për Të Ngrënë […]

nga AgroWeb më 5 Qershor, 2020

Shëndeti i Mëlçisë Nis Nga Mëngjesi – Çfarë Duhet Të Hani

Vakti i parë i ditës ka një ndikim të fortë në mirëqenien e organizmit nga koka tek këmbët. Mëngjesi i bollshëm dhe i shëndetshëm ka aftësinë të parandalojë dhjamosjen e mëlçisë dhe të riparojë dëmet e shkaktuara në këtë organ. Çfarë Është Dhjamosja e Mëlçisë? Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje e cila po transformohet […]

nga AgroWeb më 1 Qershor, 2020

Mëngjesi i Duhur Kundër Dhimbjeve Të Kyçeve

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. I njëjti parim vlen edhe për pacientët që vuajnë nga artriti. Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se ngrënia e një racioni me drithëra, siç është tërshëra, arrorët dhe farat, çdo mëngjes, i mban kockat më të forta. Një ushqim i […]

nga AgroWeb më 26 Maj, 2020

Ushqimet Që Duhet Të Hani Në Mëngjes Për Uljen e Tensionit Të Lartë

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut. Mëngjesi, sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, është një vakt tepër i rëndësishëm për uljen e tensionit. Ky vakt përcakton mbarëvajtjen e funksioneve të organeve, mbron zemrën por edhe energjinë që i nevojitet trupit. Nëse dëshironi të ulni […]

nga AgroWeb më 22 Maj, 2020

Mëngjesi Është Hapi Kryesor Për Humbjen e Peshës

Ritmi kaotik i një dite të zakonshme në Shqipëri, shpesh shkakton dilema tek konsumatorët. Të hash apo të mos hash mëngjes? Kjo është çështja! Në shumë raste, vendimi për shqiptarët është i thjeshtë: një byrek të shpejtë tek bukëpjekësi i lagjes ose një vezë të zier. Ka të tjerë më pas që i përkushtohen me devotshmëri […]

nga AgroWeb më 13 Maj, 2020

Tre Sëmundjet Që Shmangni Duke Ngrënë Vakte Të Rregullta Ushqimore

Mënyra e të ngrënit, planifikimi, koha dhe frekuenca e vakteve janë elementë të pandashëm të një stili jetese të shëndetshme. Një stil i tillë në vetvete e bën njeriun më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, diabeti apo ishemia. Këtë e thotë një dokument shkencor i publikuar në revistën Circulation, një publikim i Shoqatës […]

nga AgroWeb më 7 Maj, 2020

Si Të Mësosh Veten Që Të Zgjohesh Herët në Mëngjes

Për disa njerëz, zgjimi herët mbetet një veprim i vështirë dhe sfidues, madje ngjan si ndëshkim. Megjithatë, ekspertët  thonë se njerëzit që zgjohen herët kanë shumë avantazhe. Ata rekomandojnë disa mënyra shumë të veçanta të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjoheni herët çdo mëngjes e të shijoni ditët tuaja të plota. Njerëzit që zgjohen herët […]

nga AgroWeb më 1 Maj, 2020

Si Ndikon Ngrënia e Mëngjesit tek Aktiviteti i Trurit Gjatë Ditës

Një studim i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit. Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive. Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin […]

nga AgroWeb më 30 Prill, 2020

Bajame Dhe Hurma Arabie – Formula Perfekte Për Gjumë Të Qetë

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të arrorëve të ndryshëm për të zbutur shqetësimet emocionale gjatë pandemisë por edhe për të përmirësuar humorin Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni. Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninën ose hormonin e lumturisë. Bajamet, […]

nga AgroWeb më 24 Prill, 2020

Rënia Në Peshë – Sekretet dhe Gabimet Që Duhet Të Mësoni

Rënia në peshë është një proces që nuk ka të bëjë vetëm me aktivitetin fizik. Ajo ka të bëjë edhe me konsumin e më pak kalorive. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se për të rënë në dorë duhet të hiqni dorë nga ushqimet që ju pëlqejnë. Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb.org se si […]

nga AgroWeb më 18 Prill, 2020

Ata Që Nuk Hanë Mëngjes – A Janë të Rrezikuar Nga Zemra

Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Studimi në fjalë është publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Sipas tij, njerëzit që nuk hanë mëngjes janë 87% më të rrezikuar të humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare. Për të arritur në këtë konkluzion, […]

nga AgroWeb më 15 Prill, 2020

Sa Më e Ndezur e Verdha aq Më e Mirë Veza? Si Qëndron e Vërteta

Ngjyra e të verdhës së vezës ka nuanca të ndryshme që nisin nga e verdha e çelët deri tek portokallia në të kuqe. A është ngjyra tregues i mirëfilltë i profilit ushqimor të vezës? Përgjigjen e keni në rrjeshtat e mëposhtëm të artikullit të AgroWeb.org. Sekreti Pas Ngjyrës Së Të Verdhës Së Vezës Kur skuq […]

nga AgroWeb më 14 Prill, 2020

Gabimet Që Bëni Kur Hani Mëngjes – Çfarë Duhet Të Shmangni

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ushqimet që hamë në mëngjes do të përcaktojnë mbarëvajtjen e gjjithë ditës por kanë një ndikim afatgjatë në shëndet. Për të marrë përfitimet maksimale të këtij vakti, AgroWeb.org ju këshillon të shmangni duhet të shmangni 8 gabimet e mëposhtme. Mungesa E Vëmendjes Tek Ushqimi Mungesa e kohës […]

nga AgroWeb më 9 Prill, 2020

Mëngjesi – Disa Ndryshime Të Vogla Për Rënien Në Peshë

Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur. Ky mision kërkon shumë vullnet dhe mbi të gjitha disa ndryshime nga regjimi i mëparshëm ushqimor. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë identifikuar disa ndryshime të vogla që mund të bëni që në vaktin e parë të ditës, të cilat rezultojnë të […]

nga AgroWeb më 22 Mars, 2020

6 Këshilla Si Të Humbisni Peshë Pa Nevojën e Dietave

Ne mund të humbasim kilogramët e tepërt në mënyrë të shpejtë falë dietave drastike, por ato shoqërohen me efekte anësore të rrezikshme për organizmin. Dieta të tilla ju mbajnë të uritur gjatë gjithë kohës dhe lejojnë që edhe pas rënies në peshë, ju ta fitoni atë në një kohë mjaft të shkurtër. Mënyra ideale për […]

nga AgroWeb më 11 Mars, 2020

Mëngjes Me Lëngje – Sa Rekomandohet Për Një Shëndet Të Mirë

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Por kjo nuk do të thotë që gjatë këtij vakti të konsumoni produkte të pjekura brumi apo drithëra të ëmbëlsuar. Ato jo vetëm që nuk janë një zgjedhje e shëndetshme, por edhe nuk i japin organizmit burimin e duhur të energjisë. Zgjedhjet e shëndetshme për mëngjes janë […]

nga AgroWeb më 4 Mars, 2020

Shëndetin e Syve Mund Ta Mbrosh Duke Ngrënë Mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai e furnizon organizmin me ushqyesit e duhur dhe energjinë e nevojshme për të vazhduar ditën. Një vakt i shëndetshëm në fillim të ditës përbën hapat e duhur drejt mbrojtjes së shëndetit, përfshirë atë të syve. Vitaminat Dhe Ushqyesit Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e syve, niseni […]

nga AgroWeb më 24 Shkurt, 2020

Sa Vakte Duhet Të Hani Në Ditë – Zbuloni Të Vërtetën Interesante

Mëngjesi, dreka dhe darka janë konsideruar gjithmonë vakte të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për ushqim të njeriut. Megjithatë, kohët e fundit, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, janë të ndarë mbi sasinë optimale të vakteve ushqimore që një njeri duhet të konsumojë çdo ditë. Sipas disa prej tyre, 5 deri në 6 vakte të […]

nga AgroWeb më 24 Shkurt, 2020

Fërgesë Me Spinaq dhe Gjizë Në 10 Minuta – Shije dhe Shëndet i Mirë

Që trupi të ketë energji, ai ka nevojë për ushqime të shëndetshme. Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org  thonë se një ditë produktive kërkon ushqime të pasura me fibër e proteina. Një nga pjatat më të mira që mund të konsumohen për një drekë të lehtë de të shëndetshme, është fërgesa me spinaq, vezë e […]

nga AgroWeb më 17 Shkurt, 2020

Pesë Arsye Përse Nuk Duhet Ta Lini Mëngjesin Pa Ngrënë

Nëse mendoni të hiqni dorë nga mëngjesi për të rënë nga pesha, mendojeni mirë. Ka patur plot artikuj ku argumentohet rëndësia e një mëngjesi të shëndetshëm për organizmin tonë. Stomakut i duhet më shumë se sa një filxhan me kafe për të funksionuar siç duhet, e njëjta gjë edhe për organizmin. AgroWeb.org ju ka listuar […]