Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit dhe më drobitësit për shpirtin dhe organizmin.

Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës.

Por trauma më e madhe që shkakton zemërimi është pikërisht në organizëm.

Zemërimi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.

Çfarë Pasojash Ka Zemërimi Tek Zemra?  

Hormonet e stresit siç janë adrenalina dhe kortizoli lëshohen me vrull në gjak gjë që shkakton skuqjen e lëkurës, ndjesinë sikur zemra të del nga kraharori dhe rritjen e tensionit të gjakut.

Këto simptoma i bëjnë njerëzit e prekur nga zemërimi kronik më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas një episodi zemërimi.

Nga ana tjetër, rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi, thonë ekspertët.

Kjo nuk do të thotë se nëse zemëroheni në këtë moment do të pësoni një atak në zemër apo ishemi.

Megjithatë, rreziku i sëmundjeve koronare si pasojë e zemërimit të shprehur ose jo është tepër i lartë.

Vetërpërmbajta dhe mos shprehja e zemërimit ka gjithashtu një ndikim të fortë tek zemra thonë mjekët.

Një qasje më e shëndetshme ndaj zemërimit është identifikimi i arsyeve dhe ndjenjave përpara se të humbisni kontrollin.

Zemërimi konstruktiv i cili ka të bëjë me shprehjen e ndjenjave në komunikim të drejtpërdrejtë me personin që ka nxitur këtë emocion, është një veprim i shëndetshëm që nuk shkakton probleme me zemrën.

Emocionet e Tjera Negative Dhe Shëndeti i Zemrës

Zemërimi nuk është i vetmi emocion që ka një ndikim kaq të fortë tek shëndeti i zemrës.

Stresi, ankthi, frika dhe depresioni të gjitha lënë nga një gjurmë të painjorueshme në shëndetin e zemrës.

Emocionet e vazhdueshme negative kanë lidhje të fortë me rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Këto emocione rrisin ndjeshëm nivelet e kimikateve që shkaktojnë inflamacion në trup

Humori i Mirë, Qetësimi Dhe Meditimi Ulin Rrezikun e Sëmundjeve Të Zemrës

Shkencëtarët thonë se shëndeti i zemrës nuk varet plotësisht tek ushqimi, aktiviteti fizik apo mospirja e duhanit.

Emocionet pozitive, e qeshura, humori, meditimi dhe marrëdhëniet sociale ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës./AgroWeb.org