Ngjarjet e muajve të fundit si pandemia e COVID-19, protestat, aktet e dhunës, tërmetet, pasiguria financiare e të tjera si këto kanë shkaktuar emocione shumë të forta madje ekstreme tek njerëzit në mbarë botën.

Këto emocione intensive janë frika, ankthi dhe zemërimi.

Stresi që nxisin ato në organizëm, nëse vazhdon gjatë, mund të shkaktojë drobitje ose mpirje emocionale, një problem të cilit ekspertët i kanë dhënë emërtimin “drobitja e krizës”.

Çfarë Është Drobitja E Krizës

Sipas Petros Leuvounis, kreu i departamentit të psikiatrisë në Rutgers Neë Jersey Medical School shpjegon se kur njeriu përballet me një krizë të caktuar, atij i duhet të përballojë katër etapa.

E para është faza e heroizmit, ajo që i angazhon njerëzit në solidaritet dhe për të bërë të pamundurën për të ndihmuar veten dhe të tjerët.

E dyta është faza e ‘muajit të mjaltit’ kur njerëzit ndihen mirë së qenuri pjesë e komunitetit.

Kjo fazë ndiqet nga zhgënjimi dhe është pikërsisht faza në të cilën ndodhen shumë prej njerëzve në këtë botë.

Kjo fazë mund të zgjasë për disa muaj dhe njerëzit mund të ndihen keq gjatë kësaj kohe deri në momentin që do të punojnë me veten për tu rimëkëmbur emocionalisht.

Stresi afatgjatë dhe kronik që zgjat për javë, muaj apo vite të tëra mund të ketë ndikim të ashpër në mendjen dhe organizmin tonë.

Në fazën e zhgënjimit stresi është më i fortë dhe njeriu më i drobitur sepse të gjithë energjinë e ka shpenzuar në fazat e para.

Trupi i njeriut për fat të keq nuk është i aftë të qëndrojë gjatë në fazën e një adrenaline të lartë gjë që e bën rënien emocionale të paevitueshme.

Cilat Janë Simptomat e Drobitjes Prej Krizës

Simptomat mund të shkojnë në kahe të kundërta.

Njëri kah është ekzaltimi, ankthi i lartë dhe acarimi.

Një person në gjendje emocionale të keqe mund të irritohet shumë lehtë thjesht duke kujtuar krizën që kaloi.

Ana tjetër është tërheqja emocionale e njerëzve.

Në vend të ankthit, disa njerëz nuk e humbin toruan por thjesht i dorëzohen fatit tyre pa protestuar dhe duket se nuk janë të shqetësuar për atë që po ndodh.

Simptoma të tjera mund të jenë ndryshimet në cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, ndryshime në oreks dhe në rutinën e zakonshme.

Si Të Kujdeseni Për Veten

Ekspertët këshillojnë që ndonëse drobitja prej krizës është e pashmangshme, njerëzit mund të bëjnë gjëra të vogla për të ruajtur shëndetin e tyre mendor dhe përmirësuar gjëndjen emocionale.

Më e rëndësishmja prej të gjithave është që secili prej nesh duhet të kujeset për 4 shtyllat kryesore të mirëqenies fizike.

Bëhet fjalë për:

  • Ushqimin
  • Gjumin
  • Marrëdhëniet intime
  • Aktiviteti fizik

Së dyti, kontaktet me miqtë, familjen dhe shoqërinë janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhen neglizhuar.

Ruajtja e një rutine gjatë ditës mund t’ju vijë në ndihmë duke krijuar idenë e normalitetit që po na mungon prej shumë muajsh.

Nga ana tjetër, ekspozimi ndaj medias duhet kufizuar dhe secili prej nesh duhet të bëjë ushtrime kundër stresit siç janë joga dhe meditimi./AgroWeb.org