I nxehti përvëlues, sot temperaturat arrijnë deri në 38 gradë

631 0

Këtë të martë kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.

Po, ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti Afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.

Parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësiravë në zonat veri-veriperëndimore por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 balle.

Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore nga Afrika republika e Kosovës duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e Kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër në shumë zona të Kosovës duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Top Channel