Rënia nga pesha nuk është diçka që ndodh brenda natës.

Ajo kërkon mund, durim, aktivitet fizik e mbi të gjitha ushqyerje të shëndetshme.

Në larminë e ushqimeve që kanë aftësi të eliminimin e depozitave dhjamore përfshihen edhe hudhra, kanella dhe limoni.

Kombinimi i këtyre tre përbërësve në një kurë të vetme ofron shumë përfitime për organizmin.

Përveç humbjes së peshës dhe efektit shfryrës, çaji i hudhrës, kanellës dhe limonit ndihmon kundër infeksioneve dhe baktereve.

Si Të Përgatisni Kurën e Hudhrës, Kanellës dhe Limonit

Kjo kurë është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe kërkon vetëm 15 minuta.

Përbërësit:

3 thelbinj hudhër të grirë hollë,

2 limonë të prerë në feta

3 gota ujë

2 shkopinj kanelle.

Përgatitja:

Vendoseni çajnikun e mbushur me ujë në zjarr.

Kur të ketë marrë valë shtoni grimcat e hudhrës dhe më pas dy shkopinjtë e kanellës.

Lërini të ziejnë për 8 minuta dhe më pas shtoni fetat e limonit.

Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni mënjanë për 5 minuta.

Nëse dëshironi mund ta kulloni e ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Kjo pije rekomandohet të pihet esëll në mëngjes.

Megjithatë nëse keni stomak të ndjeshëm, mund ta konsumoni krahas mëngjesit.

Kjo pija është shumë efikase për shfryrjen e stomakut dhe rënien nga pesha.

Vitamina C dhe Rënia Në Peshë

Lëngu i limonit ndoshta nuk shkrin yndyrnat apo detoksifikon organizmin për mrekulli por është një burim i shkëlqyer i kaliumit, vitaminës C dhe acidit citric.

Nga ana tjetër, disa studime të cilave i referohet AgroËeb.org konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C, arrijnë të tresin më shumë yndyrna në krahasim me të tjerët.

Në 30 mililitra lëng limoni gjenden 7 kalori por edhe 20 përqind e vlerës ditore të nevojshme të vitaminës C.

Kanella Kundër Mbipeshës

Sipas rekomandimeve shkencore, lëngu i kanellës ju ndihmon procesin e tretjes dhe gjithashtu ndihmon që të jeni të ngopur për më shumë kohë dhe të mos e teproni me ushqimin.

Një gjë e tillë, ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë./AgroWeb.org