Problemet me prostatën duket sikur janë një aspekt i pandashëm i plakjes tek meshkujt ose thjesht çështje fati.

Por kjo nuk është domosdoshmërisht kështu.

Meshkujt mund të konsumojnë disa ushqime të rëndësishme të cilat mbështesin shëndetin e prostatës.

I tillë është rasti i hithrës apo gjembgombarit.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, gjembgomari përmban disa flavonoidë që përmirësojnë shëndetin e prostatës dhe ekuilibrat hormonalë tek meshkujt.

Gjembgomari, Mbrojtësi i Prostatës

Studimet kanë konfirmuar se substancat përbërëse të kësaj bime mbajnë nën kontroll zhvillimin e prostatës dhe funksionin normal të qelizave.

Këto flavonoidë janë identifikuar si agjentë mbrojtës për prostatën.

Përveç saj, flavonoidët e gjembgomarit gjallërojnë nivelet e hormoneve të seksit tek meshkujt, përfshirë testosterone.

Qumështi i gjembgomarit besohet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë tek këto hormone dhe është i rekomandueshëm për meshkujt e prekur nga andropauza.

Vlera Të Tjera Të Rëndësishme Të Gjembgomarit

Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum.

Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë.

Gjembgomari gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja.

Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.

Gembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin .

Bima është efikasenë shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2. /AgroWeb.org