Shqipëria me 23 Të Prekur me COVID-19 – Kufizimet Për Qarkullimin Rrugor

268 0

“Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19,” ky është njoftimi public që u bë pak momente më parë nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

5 prej të infektuarve gjenden në ambientet e Spitalit Infektiv në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve specialist.

Ndërsa 18 të tjerët që kanë rezultuar pozitiv nga testimi për COVID-19, janë vetëizoluar në shtëpi.

Sipas të dhënave, ku bazohet AgroWeb.org, gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar dhe nuk ka probleme.

Pak momente më parë edhe kreu i shtetit doli në një deklaratë për mediat me një njoftim të ri në lidhje me masat kundër koronavirusit.

Për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të reduktuar sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e të prekurve nga COVID-19, do të vendoset ajo që Rama etiketoi si ‘shtet-rrethim’.

“Kjo luftë nuk fitohet ndryshe”, tha Kryeministri duke parë që situata po vështirësohet.

Rregullat e reja në lidhje me kufizimin e lëvizjes:

Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban, drejt tiranës dhe durrësit apo anasjelltas nga tirana dhe durrësi drejt zonave të tjera të vendit

Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në tiranë e durrës, si dhe transporti ndërurban mes tiranës e durrësit

Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në shkodër, lezhë, elbasan, lushnje, fier dhe vlorë

Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra./AgroWeb.org