Si të bëni kompostimin e mbetjeve organike

Thuajse çdo perime apo frut mund të rritet në shtëpinë tuaj me kujdesin e duhur. Këtë mund ta bëni edhe thjeshtë duke i rritur ato nga bishtat e mbetura të sallatës jeshile, selinosë, rrënjët e qepëve, e të tjerë. Ajo që është më e rëndësishmja është dheu në të cilin do t’i mbillni, pasi ai duhet të jetë i pasur me lëndë ushqyese. A e dini se këtë dhé organik (komposto) mund ta bëni vetë në shtëpitë tuaja me mbetjet ushqimore pa patur nevojë ta blini?  

Çfarë është komposto?

Fillimisht AgroWeb ju shpjegon se çfarë është komposto dhe si zhvillohet ky process. Komposto është një fertilizues natyral i pasur në lëndë ushqyese i cili ndihmon në rritjen e kopshtit apo bimëve tuaja. Mund të bëhet nga vetë ju dhe konsiston në materiale (organike) të dekompozuara. Dheu është shtresa më sipërfaqësore e tokës e cila përmban lëndë organike, përfshirë këtu mineralet dhe copëza gurësh. Nga ana tjetër komposto është shumë e rëndësishme sepse e pasuron dheun, duke e ndihmuar atë të ruajë lëndët ushqyese, ujin dhe duke reduktuar rrezikun e prekjes së bimëve nga sëmundje të ndryshme.

A është e vështirë të kompostosh?

Të zhvillosh këtë proces në shtëpi mund të duket e ndëelikuar nga ana teknike. Ju mund të mendoni se ju nevojitet të keni oborr apo shumë njohuri mbi kopshtarinë, por jo. Ajo çka AgroWeb ju sjell, është e aplikueshme edhe për ata që jetojnë në apartamente dhe në zona urbane.

Nëse do kompostoni ushqimin në shtëpi me këtë metodë, ju mund të përdorni mbetjet e frutave, perimeve, levozhgat e vezëve, kafenë, qeskat (e riciklueshme) të çajit si edhe gjethet e kërcenjtë e bimëve që sapo keni krasitur. Kini parasysh që disa materiale më të forta si ananasi, lëkura e agrumeve dhe bërthama e avokados duan më shumë kohë për t’u dekompozuar.

Çfarë mund të kompostohet?

Shmangni kompostimin e yndyrnave, mishit, peshkut, vajit apo bulmetit. Gjithsesi, nëse doni t’i kompostoni këto ushqime do ju nevojitet një ambient i jashtëm (oborr) që ta groposni atë më vonë.

Çfarë do ju duhet?

  • Një kovë me kapak (ose një enë e ngjashme) për të bërë kompostimin. Mund të jetë e vogël mjaftueshëm për të nxënë vend në kuzhinën tuaj ose aq e madhe sa një kosh plehrash, në varësi të hapësirës apo sasisë së ushqimit që doni të kompostoni.
  • Një vend apo hapërisrë për të vendosur kovën, si për shembull poshtë lavamanit.
  • Një trapan për të hapur disa vrima mbi kapak.
  • Një qese e vogël me dhé.
  • Materiale të thata karboni, si gazetat apo kartonat e mbetur mga letrat higjenike ose letrat e kuzhinës.

Pasi i keni të gjitha këto, çfarë duhet të bëni?

  1. Filloni duke hapur disa vrima mbi kapakun e kovës. Kjo është e nevojshme për qarkullimin e ajrit, i cili nxit dekompozimin e materialeve nga mikrobet. Për të shmangur mizat dhe fluturat e frutave mund të vendosni sipër kapakut një copë të ajrosshme si napa.
  2. Në pjesën fundore të kovës vendosni dheun, hidhini sipër copëza gazete ose kartoni dhe më pas filloni të hidhni ushqimet e mbetura.  Material ii thatë ndihmon në ruajtjen e balancave mes të thatave dhe të njomave që do kompostoni si dhe ndalon aromën e keqe.
  3. Mylleni kapakun mirë dhe lëreni të bëjë magjinë e vet.

Çfarë vjen më pas?

Shtoni vazhdimisht mbetjet e ushqimeve në kovë. Kujdesuni ëe mbetjet e mëdha t’i prisni në copëza të vogla; sa më të vogla të jenë copëzat, aq më i shpejtë dekompozimi.

Sa herë të shtoni mbetje ushqimore, duhet të shtoni edhe materiale të thata (copëzat e gazetës apo kartonit).

Një rregull i përgjithshëm i pashkruar, do ju nevojitet një balancë e mirë mes materialeve te thata që janë të pasura në karbon, si gazetat, kartonat, gjethet e thara, lëvozhgat e vezëve, filtrat e kafesë apo copëza druri dhe materialeve jeshile (mbetjet ushqimore) të cilat çlirojnë nitrogjen. Një komposto e shëndetshme dhe e pasur duhet të përmbajë më shumë karbon sesa nitrogjen. Rregulli i thjeshtë udhëzon përdorimin e 1/3 material jeshil (mbetjet ushqimore) dhe 2/3 material kaf (materiale të thata me përmbajtje karboni).

Një herë në jave sperkatni dhé dhe përziejeni të gjithë komposton.

Kur është gati komposto?

Ky proces mund të zgjasë nga 6 javë deri në disa muaj për të përfunduar tërësisht. Kjo varet nga madhësia e enës së kompostimit. Do të marrë një njyrë të ërrët dhe aromë dheu.

Aroma e keqe nuk është një shenjë e mirë! Shtoni më shumë copëza gazete për të balancuar materialin jeshil të njomë. Gjithashtu mund të jetë e nevojshme të hapni disa vrima më shumë në kapak.

Çfarë mund të bëni me komposton?

Përdoreni për të rimbjellë perimet për një sistem ushqimor të mbyllur me 0 nbetje! Kur ta përdorni, përziejeni me dhé normal. Bimët që kanë lëshuar rrënjë mund të tolerojnë më shumë komposto se farat e mbjella. Për farat përdorni një dozë komposto dhe 2 doza dhé.  

Gjithashtu ju mund t’i jepni bimëve që keni mbjellë më parë një dozë ushqyese përforcuese duke i hequr disa centimetra dhe ekzistues nga sipërfaqja dhe ta zëvendësoni atë me komposto.

Komposton mund ta përdorni edhe për lulet që keni mbjellë në shtëpi, me metodën e lartpërmendur.

Nëse në fund ju mbetet ende pak nga komposto, është totalisht e sigurtë që t’ia dhuroni fshqinjve, familjarëve apo një kopshti në komunitetin ku jetoni.