Tre Arsye Shëndetësore pse Duhet të Largoni Peshën e Tepërt nga Beli

369 0

Fatkeqësisht shëndeti i tepërt tek barku nuk është vetëm një problem që i përket pamjes.

Mjekët e konsiderojnë si një nga shqetësimet më të mëdha që mund të çojë në keq funksionime të organizmit.

Sipas të dhënave të ISHP për Shqipërinë në vitin 2018 rreth 45% e femrave dhe 53% e meshkujve në shqipëri vuajnë nga mbipesha.

Ky problem fillon që nga mosha 15 vjeçare deri në të 50-tat e vona.

Ekspertët thonë se në zonën e barkut janë femrat ato që fitojnë më shumë peshë dhe është një nga zonat më problematike për shëndetin.

Dëmton organizmin

Dhjami i tepërt shpeshherë nga studiuesit konsiderohet si një organ i mirëfilltë pasi prodhon një numër të madh hormoesh.

Këto hormone ndikojnë në shëndetin tuaj, duke rritur shancet për t’u prekur nga sëmundja e diabetit dhe problemet me mushkritë.

Shtimi i sasisë së dhjamit në zonën e barkut zë vënd ndër organe duke lënë shumë pak hapsirë për funksionimin normal të mushkrive.

Dëmton zemrën

Ky lloj shëndeti në zonën e barkut, ka aftësi të nxjerrë jashtë trupit tuaj proteina dhe substanca që forcojnë sistemin imunitar.

Acidet yndyrore që lëshohen nga dhjami i akumuluar në bark janë të lidhura me rritjen e kolesterolit të keq.

Duke ju shkaktuar kështu një numër të madh sëmundjesh që shkatojnë me probleme kardiovaskulare.

Rrit rrezikun e sëmundjeve të këqija 

Të qënurit obezë apo mbipeshë përgjithësisht rrit nivelin e prekjes nga lloje të ndryshme të sëmundjeve kancerogjene.

Pesha e tepërt rrit mundësinë e prekjes nga kanceri i gjirit pasi në këto raste trupi prodhon shumë estrogjen.

Duke qenë një burim i madh hormonesh kjo zonë ju bën të jeni shumë të rrezikuar nga kjo sëmundje./AgroWeb.org