Ne Frymëzojmë
Jetesën e Shëndetshme

AgroWeb është portali më i madh Shqiptar
dedikuar jetesës së shëndetshme dhe të zgjuar!

Frymëzuar nga natyra, bujqësia dhe agrikultura në vitin 2014 u krijua AgroWeb. Një bashkëpunim i kompanisë së konsulencës Creative Business Solutions (CBS) dhe USAID. Shpejt AgroWeb u kthye në një nga kanalet informative më popullore në vend që u shpërnda kudo në botë. 

Në AgroWeb ne promovojmë më shumë shëndet, më shumë mirëqenie, jemi më afër natyrës, më afër traditës dhe shijes. Prandaj në vitin 2020 u nominuam nga Samiti botëror WSA si “Zgjidhja më e Mirë Inovative për Jetesën e Shëndetshme në Shqipëri.   

AgroWeb u rrit si një platformë e cila ofron produkte, informacion të sigurt e të verifikuar për të gjithë tregun Shqiptar duke përfaqësuar kërkesat e lexuesve dhe analizën e saktë të ekspertëve. Qëllimi ynë është të bëjmë diferencën në promovimin e produkteve dhe nje stili jetese cilësor e të sigurt, në një treg gjithnjë e më global e të larmishëm.   

Ne kujdesemi që ju të bëni zgjedhje të sigurta bazuar në informacionin më të fundit!  

Misioni

Misioni ynë është të inkurajojmë një mënyrë të re të menduarit mbi jetesën e zgjuar duke informuar, këshilluar dhe frymëzuar lexuesit përmes informacionit të saktë, profesional e inovativ. 

Vizioni

Të jemi destinacioni më i besueshëm rreth jetesës së zgjuar në të gjitha kanalet shqipfolëse në botë, si dhe të promovojmë rritjen e konsumit të produkteve cilësore vendase dhe vlerave të tyre.