Begonia e Shqipërisë – Një Lule me Vlera Befasuese Medicinale

1.6k 0

Begoniat janë lule të mirënjohura në Shqipëri, kryesisht për bukurinë e tyre të spikatur.

Por këto lule kanë vlera të shumta. Gjethet, lulet dhe kërcenjtë janë të ngrënshme.

Lulet kanë një shije të ndezur agrumesh, ndërsa petalet përdoren në sallata për zbukurim.

Begoniat mund të përgatiten në disa mënyra

Ekstrakti i begonias përfitohet duke zhytur lulet në ujë të nxehtë.

Ky ekstrakt largon dhimbjet e kokës dhe toksinat nga organizmi.

Lulet ose gjethet e copëtuara mund të përdoren për të fërkuar lëkurën dhe larguar dhimbjet ose zbutur ndikimin e djegies.

Begoniat përmbajnë acid oksalik dhe duhet të kujdeseni që ato të mos jenë kultivuar nën ndikimin e pesticideve të dëmshme.

Begoniat dhe ngrënia e tyre janë përmendur që prej vitieve 40’ në Journal of Economic Botany. Begoniat janë lule të rëndësishme për njerëzit.

Prej kohësh ato kanë qenë burim i rëndësishëm vitamine C dhe vlerash medicinale

Gjethet e begonias përdoren si çaj për të trajtuar të ftohtin. Rrënjët dhe kërcenjtë e begonias janë përdorur prej shekujsh për të pastruar organizmin, për të nxitur të vjellat, shëruar plagët, zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes nga kolla, për të ulur temperaturën, shëruar stomakun dhe ndihmuar kundër zmadhimit të shpretkës.

Lëngu i begonias është përdorur edhe kundër dhimbjeve të dhëmbëve dhe për shëndetin dentar në përgjithësi, duke qenë se lufton bakteret. Në botë ekzistojnë 1,600 specie dhe kultivarë të begonias.

Si të shfrytëzoni vlerat e begonias:

Krem begonia
Merrni një pako 250 gramëshe të djathit kremoz për ëmbëlsira, 80 gramë reçel luleshtrydhesh, marmaladë ose reçel me fruta të tjera. Lajini lulet e begonias dhe prijini deri sa të mbushet 1/3 e gotës ose enës ku do ta hidhni. Nga ana tjetër, përzieni djathin kremoz me reçelin e preferuar në një mikser dhe shtoni petalet e prera.

Kujdes

Lulet dhe kërcenjtë përmbajnë acid oksalik dhe nuk duhen konsumuar nga njerëzit që vuajnë nga problemet me zorrët, gurët në veshka ose reumatizma./AgroWeb.org