Xhenxhefili, Limoni dhe Aloe Vera, Armiqtë e Toksinave

960 0

Pastrimi i brendshëm është një proces i rëndësishëm për ta rimëkëmbur shëndetin. Nëse mendoni se pastrimi i organizmit është i vështirë, e vërteta është se heqja e toksinave apo helmeve është tepër e lehtë.

Gjithçka nis me ujin dhe lëngjet. Ujin mund ta pasuroni me fruta dhe perime të shijshme e të pasura me ushqyes. Zgjidhni frutin që ju pëlqen, hidheni në ujë me akull, lëreni gjatë natës në frigorifer dhe pijeni gjatë ditës për një pastrim “kokë e këmbë.” AgroWeb.org ju ofron recetat më efikase për pastrimin e brendshëm.

Ujë me Limon, Kastravec ose Xhenxhefil

• Limoni: Uji me limon është shumë i fuqishëm për pastrimin e organizmit. Lëngu i limonit ndihmon në alkalizimin e trupit dhe në largimin e toksinave. Prijeni limonin në feta, ose shtrydheni në kanën ose gotën me ujë dhe pijeni.

• Mentja: Mentja i jep ëmbëlsinë e duhur ujit, pa nevojën e sheqerit. Për më tepër ajo ndihmon në qetësimin e stomakut dhe përmirësimin e tretjes.

• Kastraveci: Uji me kastravec nuk përdoret vetëm në trajtimet estetike. Nëse shtoni disa feta kastravec në ujë, do të hidratoheni në mënyrë efikase. Për më tepër, kastraveci ka shumë vlera kundër inflamacionit.

• Xhenxhefili: Me shijen e tij pikante, xhenxhefili pastron organizmin, ndihmon tretjen dhe qetëson stomakun. Prini copëza të holla të xhenxhefilit ose grijeni hollë dhe hidheni në ujë. Mos hezitoni të hidhni më tepër, nëse dëshironi një shije më të ndezur.

Për një shije dhe pastrim të plotë mund t’i hidhni edhe të gjithë përbërësit e mësipërm në një gotë me ujë e akull.

Lëngu i Aloe Vera

Me siguri keni dëgjuar dhe lexuar shumë për vlerat e mrekullueshme të Aloe Verës. Shumë prej jush keni lexuar për këto vlera edhe përmes sugjerimeve të AgroWeb.org, që ka publikuar shumë artikuj mbi të mirat që përcjell kjo bimë.

A e dinit se lëngun e Aloe Veras mund ta shtoni në ujë dhe ta pini për të përfituar shumë prej këtyre vlerave siç janë qarkullimi i gjakut, tretja, rritja e energjisë dhe largimi i lodhjes?

Përgatitja e lëngut pastrues me Aloe Vera është shumë e thjeshtë. Merreni xhelin e Aloe Verës duke prerë në gjysmë gjethen, treteni në ujë, hidhni pak limon dhe përzijeni lëngun në mikser për një minutë. Për këtë recetë mirëbërëse ju nevojiten: një gotë me ujë, 2 lugë gjelle me lëng limoni dhe dy lugë gjelle me xhel të Aloe Veras. Vetëpastrim të mbarë!/AgroWeb.org