Mjaltë dhe Uthull Molle – Mrekullia e Shëndetit

6.1k 0

Uthulla e mollës dhe mjalti janë dy substanca natyrale me vlera fantastike shëndetësore.

Në formën e tyre të papërpunuar, si mjalti ashtu edhe uthulla mund të trajtojnë një sërë problemesh shëndetësore.

Duke i kombinuar së bashku, ju mund të dyfishoni vlerat e tyre.

Për më tepër ëmbëlsia e mjaltit kombinohet mjaft mirë me uthullën e mollës dhe e bën pirjen e të dyjave një eksperiencë të këndshme.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se konsumi i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në mposhtjen e dhimbjeve, inflamacionit, shërimin e problemeve me tretjen dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore.

Mjalti me uthullën së bashku janë dyfish të fuqishëm kundër baktereve, inflamacionit dhe mykut.

Klikoni këtu për recetën e përgatitjes së pijes ideale me uthull dhe mjaltë

Vlerat shëndetësore të Uthullës së Mollës dhe Mjaltit

Ulin kolesterolin 

Studimet kanë treguar se mjalti ul kolesterolin e keq dhe rrit kolesterolin e mirë. Këto aftësi vihen re sidomos gjatë konsumit të rregullit të mjaltit me uthull molle.

Ulin tensionin e gjakut 

Mjalti me uthullën e mollës i bëjnë mirë zemrës duke ulur tensionin e gjakut në mënyrë natyrale. Të dyja së bashku funksionojnë mirë kundër hipertensionit.

Ato ulin nivelin e sheqerit në gjak, fuqizojnë energjinë, largojnë kollën dhe përmirësojnë lëkurën.

Largojnë dhimbjet e gjymtyrëve

Konsumi i rregullt i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në menaxhimin dhe largimin natyral të inflamacionit që shkakton dhimbjet e gjymtyrëve.

Kjo aftësi e bën këtë kombinim të rëndësishëm kundër reumatizmës dhe problemeve të tjera të ngjashme.

Trajtojnë urthin dhe refluksin acidik

Konsumimi i uthullës me mjaltë ofron zgjidhje natyrale kundër simptomave të urthit, balancon acidin në stomak si dhe qetëson fytin. Për më tepër, të dyja së bashku forcojnë shëndetin e sistemit tretës.

Rënia në peshë

Pirja e uthullës së mollës me mjaltin ndihmon në rënien në peshë.

Të dhënat e një studimi mjaft interesant tregojnë se nëse tresni 30 ml uthull në 500 ml ujë, duke i shtuar pak mjaltë dhe e pini çdo ditë, do të arrini të pakësoni masën e yndyrnave në trup dhe të humbni në peshë, sidomos nëse jeni obezë./AgroWeb.org

Klikoni këtu për recetën e përgatitjes së pijes ideale me uthull dhe mjaltë