1.5k 1

Si të Reduktoni Qeset dhe Enët Plastike në Shtëpi – Mënyrat Praktike

Së fundmi, LiveLeak publikoi një video për Shqipërinë, e cila deri tani ka arritur mbi 70.000 shikime.

Video prezantoi liqenin e Fierzës në Kukës, të mbuluar nga mbetjet plastike.

Ndotja nga plastika është një problem i madh mbarëbotëror dhe një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë.

Megjithëse vendet e vogla si Shqipëria janë kontribues të vegjël të mbetjeve të plastikës në krahasim me vendet dhe ekonomitë më të zhvilluara, në vendin tonë shqetësimi është prezent.

Ai është më i dukshëm, kur hedhim një vështrim në plazhet e Adriatikut ose në shtretërit e lumenjve në të gjithë vëndin.

Plastika shumë shpesh përfundon në natyrë, duke ndotur qytetet, lumenjtë dhe në fundet e deteve, ose digjen në fusha duke lëshuar kimikate toksike të dëmshme të quajtura dioksina dhe që shkaktojnë ndotje të ajrit.

Frutat dhe perimet shiten ende në qese plastike, kështu që me një pazar të vetëm, shtëpia “furnizohet” me një dyzinë çantash.

Ndërkohë që përgjegjësia më e madhe për të ndërmarrë veprime të menjëhershme qëndron ende në duart e qeverive dhe kompanive të mëdha, secili prej nesh mund të ulë konsumin e tij të plastikës.

Këshilla për të përdorur më pak plastikë

Merrni me vete çantën tuaj të pazarit

Sipas një vlerësimi, rreth pesë miliardë deri në një trilionë qese plastike përdoren çdo vit në mbarë botën.

Edhe pse pjesërisht ajo është akoma falas për blerësit, qeset plastike kanë një kosto të lartë mjedisore dhe janë një nga format më të zakonshme të mbetjeve.

Të marrësh çantën tënde është një këshillë e zakonshme por e mirë mjedisore, këshillë kaq e mirë sa disa qeveri kanë zbatuar tashmë politika për të inkurajuar më shumë njerëz që ta bëjnë këtë.

Herën tjetër, kur frutat dhe perimet tuaja po paketohen në qese plastike, thjesht thuaj jo ose të paktën të vërë të gjitha produktet ushqimore në një qese.

Thuajini jo pipave

Në shtëpi ose në lokal kur porosit një pije, pipat plastike janë një send i panevojshëm me një përdorim.

Mos përdorni enë plastike

I ka ndodhur të gjithëve – je i uritur dhe porosit dicka, një sallatë ose ushqim të shpejtë.

Mjeti i vetëm për ta konsumuar është plastik. Megjithëse është e pamundur të planifikosh çdo moment, merr në konsideratë që të mbash me vete në cantë ose në zyrë një lugë dhe pirun jo plastik.

Rimendoni magazinimin e ushqimit

Qeset plastike, letra mbështjellje plastike dhe tasat plastikë duhen reduktuar.

Në vend që të përdorësh qese plastike për të mbështjellë sanduiçin tënd, mund ta marrësh me vete në një enë të vogël.

Në vend që të hedhësh në koshin e frigoriferit qeset plastike të paketimit të ushqimit, pse mos ta vendosësh ushqimin në frigorifer në një tas qelqi?

Përdorni shkrepse

Nëse të duhet të ndezësh një qiri ose të ndezësh zjarrin për cdo arsye tjetër, zgjidh shkrepset në vend të çakmakëve plastikë.

Këto pajisje të lira plastike grumbullohen në vend-depozitime për vite me rradhë dhe madje janë gjetur në stomakun e zogjve të ngordhur.

Lëngjet e paketuara

Në vend që të blesh lëngje frutash të paketuara në shishe plastike, konsumo lëngje të freskëta frutash ose konsumoji frutat të plota.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të pakësoni mbetjet plastike, por të bën dhe mirë për shëndetin sepse sasia e vitaminave dhe antioksidantëve është më e lartë, dhe sasia e kimikateve dhe sheqerit më e ulët.

Blini paketime të mëdha ekonomike

Kur të bëni pazar, blini produkte të cilat shiten në format të madh paketimi dhe me to rimbushni tasat ose kontenieriët tuaj. Do të kurseni para dhe paktime të panevojshme.

Ujë në shishe

Shishet plastike të ujit janë objekti më i lehtë përsa i përket reduktimit të mbetjeve. Në vënd të tyre, përdorni shishe qelqi të cilat rimbushen. Përdorimi i filtrave ëshhtë i këshillueshëm.

Filloni të përdorni metoda pastrimi natyrale

Të gjithë produktet e ndryshëm pastrues, jo vetëm që ndotin detet me kimikate dhe plastikë, por janë të zëvenduesueshëm.

Soda e bukës dhe uthulla  mund të përdoret për pastrimin dhe dezinfektimin e shtëpisë dhe larë enët.

Mundohuni të shmangni plastikën më të dëmshme

Mundohuni të shmangni enët plastike me Klorurin e Polivinilit ( PVC), Polistirenin (PS) dhe Polikarbonatin.

PVC gjendet në shumë produkte dhe është shkaktar për një sërë problemesh mjedisore.

Klikoni këtu për të mësuar si të dalloni shenjat e enëve plastike/AgroWeb.org

Read the English Version by Clicking here

*Burime

https://www.nrcm.org/projects/sustainability/plastic-pollution/

https://www.treehugger.com/green-home/11-easy-ways-reduce-your-plastic-waste-today.html

http://ec.europa.eu/environment/waste/pdf/plastic_waste_factsheet.pdf

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.