Lëngu i Qepës – Si ta Përgatisni dhe Përdorni për Qetësimin e Kollës

7.9k 0

Kolla është reagim i trupit ndaj një irritimi në grykë dhe mund të shkaktohet nga alergjitë, azma, pneumonia, virozat apo e ftohura.

E kollitura është një simptomë shumë normale, por nëse zgjat më shumë se një javë, duhet të kërkoni këshillën e mjekut për shkaqet dhe trajtimet e duhura.

Një nga kurat natyrale për kollën në shtëpi është lëngu i qepës, të cilin e gjeni më poshtë nga AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 1 qepë e madhe
  • Mjaltë

Përgatitja

Prisni një qepë të madhe në copa të vogla dhe vereni në një kullorëse të imët metalike si të çajit mbi një enë.

Shtypni copat e qepës mbi kullorëse për të përftuar lëngun e saj.

Një mënyrë tjetër është të grini qepën në mikser e ta kulloni.

Lëngun e përftuar përzjejeni në sasi të barabarta me mjaltin.

Lereni për rreth 4 orë në kavanoz në mënyrë që të përzihen më mirë.

Pini një lugë çaji nga kjo përzjerje dy herë në ditë për disa ditë.

Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta.

Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Përfitimet Shendëtësore Të Lëngut Të Qepës

Lëngu i qepës mund të përgatitet edhe duke zier qepën në ujë 4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë.

Mund të pini gjysëm filxhani çaji në ditë me pak mjaltë.

Lëngu i Qepës Për Pastrim

Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi.

Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

Shëndeti i Zemrës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.

Diabeti

Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit.

Sipas tënave të cilave i referohet AgroWeb.org mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku.

Së dyti, flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Imuniteti

Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit.

Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat.

Nëse jeni sëmurë dhe pini lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.

Tretja

Falë fibrës, lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë.

Fibra përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe nxit rritjen e baktereve të mira./AgroWeb.org