Mjaltë dhe Limon për një Tretje të Mirë

1.5k 0

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza e breza me rradhë.

Kombinimi i mjaltit të pastër dhe të papërpunuar me lëngun e limonit të freskët është një ilaç popullor që ndihmon në shumë probleme shëndetsore përfshirë edhe ato të tretjes.

Shpesh mungesa e aciditetit të stomakut bën që procesi i tretjes të mos funksionojë siç duhet.

Lëngjet acide të stomakut janë të rëndësishme për të shpërbërë ushqimin përpara se të arrijë në zorrën e hollë.

Gjithashtu infeksionet e stomakut dhe shqetësime të ndryshme të zorrëve pengojnë aftësinë tretëse dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe dhimbje barku.

Mjalti dhe limoni në këtë rast shfaqin veti nga të cilat përfiton i gjithë trakti tretës, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Vetitë e lëngut të limonit

Aciditeti tek lëngu i limonit mund të ndihmojë në aftësinë e acidit të stomakut për të tretur kimikisht ushqimin.

Ai jo vetëm që siguron më shumë lëndë ushqyese që përthithithen nga zorrët tuaja, por largon edhe simptomat e dispepsisë, fryrjes dhe urthit.

Lëngu i limonit gjithashtu shfaq veti antimikrobike dhe është një burim i pasur i vitaminës C, të cilat kombinohen për të reduktuar incidencën e infeksioneve në të gjithë traktin tuaj gastrointestinal.

Vetitë e mjaltit

Mjalti ka gjithashtu veti antimikrobike dhe si i tillë ai përdoret në mënyrë efektive për të lehtësuar disa forma të gastritit.

Përveç kësaj, mjalti shfaq veti antioksiduese që mund të kontribuojnë në shëndetin e aparatit tretës duke eliminuar radikalet e lira, duke reduktuar inflamacionin dhe duke larguar toksinat.

Mjalti që ka ngjyrë më të errët zakonisht ka më shumë veti antioksiduese sesa varietetet me ngjyrë më të çelët.

Përzierja e mjaltit dhe limonit

Mjalti dhe limoni kanë veti antimikrobike, antioksidante dhe janë burime të mira të lëndëve ushqyese.

Një zgjidhje e mirë është përzierja e tyre në ujë pak të ngrohtë por jo të vluar, për të tretur mjaltin përpara se të shtoni lëngun e limonit.  

Raporti është 1 lugë çaji mjaltë me 2 lugë çaji lëng limoni në një gotë me ujë të ngrohtë./AgroWeb.org