Fuqizimi i Grave në Biznes – “Barbia” Kompania e Letrave që u Krijua nga Një Grua Sipërmarrëse

732 0

Dëshira për të hapur një biznes të sajin për Oldi Kodrën ka nisur shumë vite më parë gjatë bashkëpunimeve me kompani të ndryshme gjatë eksperiencave të punës.

Saktësisht 16 vite më parë lindi ideja e biznesit të saj të ëndrrave, hapja e një firme të pordhimit të produkteve të letrës, të cilën do ta relizonte fillimisht në vitin 2015 bashkë me bashkëshortin e saj.

Ky biznes i vogël u quajt “Barbia” dhe nisi aktivitetin në mënyrë modeste teksa dy themeluesit e saj arritën të krijonin një linjë makinerish për prodhimin e kartopecetave.

Përgjatë kohës me rritjen e ritmit të punës, u shtuan edhe punojësit, por edhe shumëllojshmëria e prodhimit në produkte të tjera si alumini, ambalazhet etj.

Megjithatë siç shpjegon Oldi Kodra si sipërmarrëse, është mjaft e vështirë që ky biznes i vogël familjar të zhvillohet në një kompani që ofron një zinxhir shërbimesh në përpunimin e letrës. Kjo pasi aksesi në financim mungon dhe tregu është ende i paqëndrueshëm për ta ndaj nevoja për një kapital dhe mbështetje afatgjatë e bën te vështirë zgjerimin.

Një zgjidhje për gratë në biznes

Në planin e saj të zgjerimit, Zonja Kodra rendit jo vetëm zgjerimin e gamës së prodhimit, por edhe eksportin e produkteve të saj jashtë vendit. Duke ofruar shërbim cilësor dhe të shumllojshëm si pikën e fortë të kompanisë së saj të ardhshme.

“Ky biznes do hapet pasi të kemi siguruar një kapital të mirë. Sepse të hapësh një firmë te re është sfidë më vete” – Oldi Kodra, Sipërmarrëse.

Plani për të rritur kompaninë “Barbia” në treg u mbështet nga projekti i USAID i quajtur  CATALYZE, dedikuar për të mbështetur gratë sipërmarrëse dhe bizneset e vogla të drejtuara në gratë në Shqipëri.

Ky projekt mundësoi aksesin në kapital për kompaninë “Barbia” duke ju dhënë atyre mundësinë të investojnë në paisje të reja moderna si dhe të rrisin gamën e tyre të prodhimit dhe të zhvillojnë një plan biznesi të qartë.

I cili sipas administrators së kompanisë do t’i ndihmojë të kalojnë në një nivel më të lartë pune nëse realizohet siç duhet. Zonja Kodra thotë se kur firma e saj të ketë arritur pjekurinë e duhur “Barbia” do të jetë në gjende të shtojë edhe shumë produkte të tjera të cilat do të fokusohen tek siguria, risia dhe cilësia./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.