“Colors of Hope”, një ekspozitë arti nga fëmijë me aftësi ndryshe që mbushi me ngjyra Tiranën

475 0

 

“Colors of Hope” është ekspozita që iu bashkua së fundi Tiranësdhe që synon të shërbejë si një “dritare” për të mbështetur dhefuqizuar fëmijët me aftësi ndryshe përmes botës së artit. E çelurnë mjediset e “Piramidës”, ky projekt i veçantë ka në qendërfëmijët me aftësi ndryshe që shfaqin talentet e tyre artistike përmes një ekspozite pikture.

Pas këtyre artistëve të talentuar qëndron “Raiffeisen BankAlbania”, e cila në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi Ndryshe dheShoqatën KREO, mbështetën fëmijët duke nxitur vetëvlerësimindhe ofruar mundësi për rritje dhe zhillim.

Gjatë eventit që u zhvillua pranë “Piramidës” për t’i hapur rrugëekspozitës së pikturave, morën pjesë zv.kryetarja e Bashkisë sëTiranës, Keti Luarasi si dhe anëtarë të Bordit Drejtues të“Raiffeisen Bank Albania” që ndanë kontributin e tyre për këtëtemë me rëndësi të veçantë.

Plot ngjyra dhe shpresë, pikturat e fëmijëve tërhoqën vëmendjene gjithë të pranishmëve në event, të cilët i dedikuan kohën e tyreveprave artistike të punuara me dashuri, duke gjallëruarambientet e “Piramidës”.

“Colors of Hope” është një projekt i krijuar për të fuqizuar këtafëmijë si një mënyrë për të nxitur ndërgjegjësimin dhe praniminbrenda komunitetit. Në këtë mënyrë promovohet përfshirja dhedëshira për të mbështetur programet për fëmijët me aftësindryshe që e shohin artin si shpresë për t’u ndjerë më tëpërfshirë në shoqëri.

Kjo ekspozitë ofron një platformë unike për fëmijët që tëshprehin veten përmes artit, duke rritur besimin dhevetëvlerësimin. Ndërsa këta fëmijë zakonisht e kanë të vështirëtë komunikojnë me fjalë apo gjeste, arti shërben si një urëlidhëse për ta.

Terapia e artit është provuar të jetë një metodë efektive për të ndihmuar fëmijët të shprehin nevojat, emocionet dhe mendimet në një mjedis pa stres dhe pa u ndjerë të gjykuar. Arti, jo vetëm që përmirëson aspektet sociale, mendore, emocionale dhe fizike, por konsiderohet dhe si një mënyrë alternative për të përkrahurfëmijët të përballen me sfidat e tyre.

Këta fëmijë hasin vështirësi në menaxhimin e emocioneve,veçanërisht kur situatat shkaktojnë stres dhe ankth, por terapia e artit i ndihmon të menaxhojnë qasjen e komunikimit nëpërditshëmri.

Duke shfaqur veprat autentike të këtyre fëmijëve, synimi ështët’i kthejmë ëndrrat në realitet duke u ofruar mbështetjen qëmeritojnë. Ne mund të transformojmë jetët përmes fuqisë së artitdhe dhembshurisë. Së bashku, mund të krijojmë një botë mëgjithëpërfshirëse dhe mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe.

Veprat e fëmijëve do të jenë në dispozicion për vizitorët për dyjavë me radhë në një ekspozitë arti pranë “Piramidës”, në oraret10:00-12:00 gjatë paradites dhe 16:00-20:00 gjatë pasdites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.