Bimët dhe Kurat Natyrale për Artritin dhe Reumatizmën

6.7k 0

Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet.

Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin.

Deri më tani, në mjekësi janë regjistruar plot 200 lloje të artritit dhe reumatizmës që prekin njerëzit në një moshë të caktuar.

Zakonisht, artriti prek njerëzit në moshë të mesme dhe shpërthen pas moshës 50 vjeçare.

Çfarë E Shkakton Artritin

Artriti është një sëmundje që nuk ka një shkaktar të vetëm.

Ai mund të shfaqet si pasojë e një lëndimi të indeve, moshës, çrregullimeve imunitare apo infeksionit.

Si Trajtohet Kjo Sëmundje

Kompanitë farmaceutike kanë prodhuar me qindra ilaçe kundër artritit.

Megjithatë, efektet anësore të tyre shpesh janë të dëmshme për shëndetin.

Artriti, Kurat Natyrale Për Trajtimin E Sëmundjes

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa ushqime dhe produkte krejt natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni dhe kuroni këtë sëmundje.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një zhardhok i shkëlqyer me shumë vlera.

Përbërësit e tij luftojnë inflamacionin në organizëm.

Duke e pirë si çaj, xhenxhefili do të forcojë sistemin imunitar dhe do të pakësojë inflamacionin.

Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pijnë të paktën një filxhan me çaj në ditë.

Në një gotë ujë zieni 2 cm xhenxhefil të prerë në feta.

Çajin mund ta përzieni me limon dhe mente për një shije të plotë.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është një nga ato erëza që krahasohet me një ilaç mrekullibërës.

Ai përmban shumë antioksidantë që parandalojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Shafrani është i shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar.

Shafranin e indisë e gjeni në markete.

Ai mund të përdoret si çaj ose në formën e kapsulave.

Aloe Vera

Tradicionalisht jemi mësuar që këtë bimë ta përdorim për shëndetin e lëkurës.

Por xhelin e aloe verës mund ta përdorni edhe për të lyer kyçet për të përjetuar një lehtësim.

Informacione Të Përgjithshme Për Artritin

Artriti është një sëmundje që duhet mbajtur nën kontroll.

Kjo sëmundje vështirëson përdorimin e gishtave dhe duarve.

Ajo shkakton shumë dhimbje veçanërisht nëse prek kyçet, gjunjtë apo këmbët.

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm.

Ecja, noti janë të nevojshme kundër artritit dhe mbipeshës.

Artriti është një sëmundje e keqe por mund të parandalohet falë një regjimi të shëndetshëm ushqimor, aktivitetit fizik dhe përdorimit të ushqimeve të lartpërmendura. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.