Soda e Bukës Kundër Reumatizmës dhe Artritit – Si ta Përdorni

10.9k 0
Përdorimi i Sodës së Bukës Kundër Reumatizmën. Foto: Flickr

Ekspertët janë gjithnjë e më të bindur për rolin fantastik të sodës së bukës kundër reumatizmës dhe artritit.

Kjo bindje i atribuohet aftësisë së sodës së bukës për ruajtjen e ekuilibrave të pehashit në organizëm.

Nëse këto ekuilibra prishen, trupi është në telashe.

Një shëndeti i mirë kërkon një mjedis që nuk është shumë alkalin dhe as shumë acidik.

Sipas ekspertëve, soda e bukës mund të parandalojë krijimin e një mjedisi shumë acidik.

Ajo ndihmon në formimin e një mjedisi më alkalin.

Sipas tyre, një mjedis alkalin në organizëm është shumë i rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi.

Soda e Bukës Kundër Inflamacionit

Një vit më parë, Revista Immunology publikoi një studim mbi sodën e bukës. Sipas studimit pirja e ujit të përzier me sodë buke mund të ulë gjasat e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore.

Studimi zbuloi se në vetëm një javë nga konsumi i këtij lëngu, qelizat imunitare viheshin në punë jo për të stimuluar por për të luftuar inflamacionin.

Për më tepër, studimi zbuloi se soda e bukës ndez shumë prej reagimeve anti-inflamatore të trupit.

Artriti dhe reumatizma kanë të bëjnë me inflamacionin e kyçeve dhe ijeve. Këto sëmundje njihen si sëmundje auto-imunitare.

Ky term ka të bëjë me faktin se sistemi mbrojtës i organizmit nis të sulmojë vetveten në vend të viruseve e baktereve.

Një gjë e tillë shkakton dhimbje, ngurtësim dhe dëmtim të kyçeve.

Si Të Përdorni Sodën e Bukës?

Sasia e rekomanduar e sodës së bukës varion nga personi në person.

Ka ekspertë që thonë se fillimi i çdo kure duhet të jetë me një të tetën e një lugë çaji me sodë buke të tretur në një gotë uji.

Më pas kjo sasi mund të rritet në një të katërtën e lugës.

Nëse vëreni që nuk mbusheni dot me frymë dhe vëreni që rrahjet e zemrës janë të larta, atëherë kjo tregon se e keni tepruar./AgroWeb.org