Tani që ditët e nxehta kanë mbërritur, një filxhan me çaj të ftohtë është ideali për të hidratuar shpirtin dhe gjithë organizmin.
Kur temperaturat e larta drobisin organizmin tonë, duke sjellë komplikacione të ndryshme përmes lodhjes, dhimbjes së kokës, frymëmarrjes etj, një nga çajrat më të shpeshtë që na shkon direkt në mendje është ai i limonit.
Shqiptarët janë konsumatorë të rregulltë të çajit në të gjitha llojet e tij, e sigurisht një prej tyre është çaji me limon.
Me siguri të gjithë e keni provuar çajin e limonit. Por duhet të dini që përveç shijes dhe aromës së mirë, ky çaj ofron shumë përfitime shëndetsore.
Çaji i limonit pastron trupin dhe ju mbush me energji. I kombinuar me mjaltin transformohet në një pije shumë të shëndetshme që mbron organizmin.
AgroWeb.org po liston më poshtë të gjitha përfitimet fantastike që organizmi përfiton nga çaji i limonit.
Pastron organizmin
Shumë prej vlerave shëndetësore të çajit të limonit i atribuohen rolit pastrues që ai ka në organizëm. Ky çaj ndihmon në largimin e toksinave që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.
Çaji i limonit ndihmon dhe kundër simptomave të të ftohurës dhe gripit.
Gjatë kësaj stine ju mund të shtoni edhe pak xhenxhefil dhe çajin ta pini 3-4 herë në ditë.
Çaji i limonit kuron fytin e lënduar, forcon sistemin imunitar dhe ju hidraton.
Çaji i limonit heq toksinat nga gjaku, i jep organizmit energji, rifreskon mendjen dhe ju bën më të kthjellët.
Stresi është përgjegjës për shumë prej toksinave që vërshojnë në gjak të cilat më pas shkaktojnë shumë probleme shëndetsore.
Çaji i limonit është një kurë mjaft e mirë kundër dhimbjes së kokës, plogështisë, letargjisë dhe lodhjes. Ai ju mban aktivë dhe pastron gjakun.
Çaj me limon për sëmundjet kardiovaskulare dhe sistemin tretës
Studimet kanë provuar se ky çaj ju mbron nga sëmundjet kardiovaskulare falë flavonoidëve që ulin numrin e lipideve dhe pakësojnë inflamacionin.
Pirja e rregullt e këtij çaji është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar sëmundjet e zemrës.
Limoni është antiseptik dhe lufton bakteret dhe virozat. Konsumi i rregullt ndihmon në trajtimin dhe shërimin e infeksioneve dhe sëmundjeve.
Çaji i limonit lehtëson tretjen, sepse eliminon toksinat dhe e ndihmon trupin të përthithë shumë substanca mirëbërëse.
Acidi citrik tek limoni ndihmon tretjen dhe shkrin gurët në veshka.
Ndërhyrjet kirurgjikale
Edema që shfaqet pas ndërhyrjeve kirurgjikale si pasojë e infeksioneve, qelizave të vdekura dhe akumulimit të lëngjeve në gjak.
Ky akumulim i lëngjeve shkakton dhimbje dhe parehati. Çaji i limonit ndihmon kundër edemës dhe largon toksinat.
Ai rekomandohet edhe kundër dhimbjeve të ciklit tek femrat.
Përmirëson aktivitetin e insulinës, rrit përthithjen e hekurit
Trupi ka nevojë për insulinë që të kthejë glukozën ose sheqerin në energji.
Çaji i limonit rrit aktivitetin e insulinës dhe vjen në ndihmë të të gjithë këtij proçesi kaq të rëndësishëm.
Çaji i limonit përmban vitaminë C dhe rrit përthithjen e hekurit nga organizmi.
Ju mund të përdorni edhe vetëm lëng limoni në çajin tuaj të preferuar dhe të merrni rezultate të ngjashme.
Përfitimet për lëkurën
Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila përmirëson gjendjen e lëkurës. Ai zbut aknet dhe infeksione të tjera të saj.
Çaji i limonit dhe vetë agrumja përmbajnë shumë antioksidantë që parandalojnë dëmtimet në qeliza dhe shkatërrojnë qelizat e rrezikshme.
Çaji i limonit është i dobishëm kundër kancerit të lëkurës. Limonët përmbajnë limonidë që luftojnë kancerin e zorrës së trashë, të gojës, mushkërive, gjirit dhe stomakut.
Limoni nxit urinimin dhe është i rekomandueshëm edhe kundër mishrave të dhëmbëve të prekur nga inflamacioni.
Vajrat esencialë tek limoni janë të dobishëm kundër mikrobeve.
Si ta përgatisni çajin e limonit?
Përbërësit:
- 1 gotë me ujë
- Lëngu i freskët i një limoni
- Një lugë çaji me gjethe çaji sipas preferencës suaj
- Sheqer ose mjaltë
Përgatitja:
- Ziejeni ujin dhe shtoni gjethet e çajit tuaj të preferuar, siç mund të jetë çaji i malit ose një tjetër i preferuar. Lëreni të ziejnë për 2 ose 3 minuta. Hiqeni çajnikun nga zjarri. Shtoni lëngun e limonit, mjaltë ose sheqer. Mjafton që ta vendosni në frigorifer apo t’i shtoni akull dhe pija është gati.
- Ju mund të shtoni edhe xhenxhefil të freskët ose gjethe menteje./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje