Çaji Magjik i Pishave për Mendje të Mprehtë

3.4k 0

Pishat e hijshme të vendit tonë nuk janë vetëm për zbukurim.

Në 200 gramë gjethe halore të pishave gjejmë 136 mg vitaminë C. Ato përmbajnë edhe vitaminë A, B1, B2, B3, kalcium, hekur, fosfor, kalium dhe sodium.

Nëse këto ushqyes nuk mjaftojnë, atëherë duhet të dini që këto hala të mprehta mund të përgatiten në një çaj jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.

Ndoshta nuk e dinit, por çaji i halave të pishave është përdorur nga njerëzit prej shekujsh. Aroma dhe shija janë mjaft të këndshme.

AgroWeb.org ju tregon se gjethet halore të pishave janë të pasura me vitaminë C.

Ato përdoren kundër sëmundjeve të zemrës, variçeve, lodhjes, problemeve me veshkat, përmirësojnë shikimin, përqendrimin dhe ngadalësojnë proçesin e plakjes.

Shkencëtarët tregojnë se çaji i halave të pishës promovon jetëgjatësinë.

Ata janë të mendimit se ky çaj është perfekt për t’u konsumuar gjatë ditëve të dimrit. Gjethet halore të pishës duhen larë mirë me ujë të rrjedhshëm përpara se të hidhen në çajnikun e mbushur me ujë.

Vitamina C që gjendet tek halat e pishës mendohet të jetë pesë herë më e lartë se sa sasia e kësaj vitamine që gjendet tek limoni.

Kërkimet e AgroWeb.org shpjegojnë se kjo do të thotë që në një filxhan me gjethe halore pishe mund të çlirojë 400 mg vitaminë C në një filxhan me çaj.

Çaji i pishës është i pasur me vitaminë A, beta karotenin që shërben si antioksidant dhe që garanton shikim të mirë dhe rigjeneron lëkurën si edhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Shkencëtarët kanë studiuar vlerat ushqyese të ushqimeve me bazë pishe (gjethet halore, lëkura, farat, rrëshira) të cilat janë konsumuar prej shekujsh dhe deri më tani.

Ata kanë gjetur të dhëna për të mbështetur pretendimet se pisha ofron produkte me vlera të mëdha, jo vetëm medicinale.

Studimet në Qendrën Kombëtare të Informacionit të BioTeknologjisë në Bibliotekën Kombëtare Amerikane të Mjekësisë të konsultuara nga AgroWeb.org, kanë nxjerrë në pah përbërjen kimike të vajrave esencialë të përgatitur nga halat dhe boçet e pishave Balkanase që rriten në Shqipëri dhe në Greqinë veriore.

Si të përgatisni çajin e gjetheve të pishës

Çaji perfekt i gjetheve halore të pishës sjell shumë kënaqësi dhe AgroWeb.org ju tregon se është një eksperiencë plot vlera nëse e konsumoni çdo periudhë të vitit.

  • Merrni një degë pishe dhe zhvisheni nga gjethet halore.
  • Lajini ato me ujë të bollshëm
  • Prijini në copëza të vogla dhe shtypini me lugë, që të çlirojnë më shumë shije. Vendosini në një filxhan.
  • Zieni dy litra ujë në një çajnik ose tenxhere.
  • Hidhni ujin e ngrohtë mbi halat e pishës, të cilat do të lundrojnë në sipërfaqe.

AgroWeb.org ju këshillon ta mbuloni filxhanin me kapak që të ruani më shumë vajrat esencialë të çliruar në ujë.

Mbajeni filxhanin të mbuluar deri sa halat të humbasin tonalitetin e ngjyrës dhe të zhyten në fund të filxhanit. Ky është proçes që ndodh gjatë gjithë natës. Shtoni mjaltë dhe shijojeni.

Është e mrekullueshme se çfarë vlerash mund të përfitoni në një filxhan të thjeshtë çaji. Nëna natyrë ofron mënyra të jashtëzakonshme për të pasuruar dhe shëruar organizmin./AgroWeb.org