Çaji Shërues i Shegës dhe Piperit të Zi Kundër Gripit dhe Alergjive

2.6k 0

Piperi i zi është një erëz që përshkruhet si një ilaç shërues për organizmin.

Ai është efikas në trajtimin e një sërë çrregullimesh shëndetësore siç janë problemet me tretjen por edhe për pastrimin e gjakut.

Për më tepër, sipas të dhënave të AgroWeb.org, piperi i zi është një erëz që stimulon sistemin imunitar, pjesa më e madhe e të cilit gjendet pikërisht tek stomaku.

Në bashkëpunim me shegën, piperi i zi është shumë efikas në pengimin e shpërndarjes dhe shumimit të virozave.

Shega nga ana tjetër është shumë e pasur me antioksidantë, të cilët e mundësojnë trupin të ketë rezistencë më të lartë ndaj infeksioneve, inflamacionit dhe dëmtimit të organeve.

Receta E Çajit Të Shegës Dhe Piperit Të Zi Kundër Gripit Dhe Alergjive

  • Një lugë gjelle (20 gr) me kokrra piperi të zi
  • 1 litër ujë
  • 500 ml lëng shege të freskët

Përgatitja:

Hidhini kokrrat e piperit në tenxhere, shtoni ujin dhe vendoseni në zjarr.

Pasi uji të marrë valë, uleni zjarrin, vendoseni kapakun në tenxhere pjesërisht dhe lëreni zierjen të vazhdojë për 20 minuta.

Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri, mbylleni kapakun dhe mbajini kokrrat e piperit në ujë për gjatë gjithë natës.

Në mëngjes, kullojeni çajin e piperit të zi në një enë qelqi.

Merrni një gotë të pastër uji dhe hidhni gjysëm gote (120 ml) me çajin e piperit të zi dhe gjysëm gote (120 ml) me lëngun e shegës.

Këtë lëng të shëndetshëm duhet ta pini menjëherë.

AgroWeb.org këshillon që në ditët më të ashpra të dimrit ose kur ndieni që po kaploheni nga gripi, e ftohura apo alergjitë, duhet të pini 3 gota nga ky lëng në ditë.

Për shëndet të mirë ose pastrimin e organizmit mund të pini rregullisht nga një gotë në ditë.

Nëse keni stomak të brishtë, lëngun e piperit dhe shegës mund ta shoqëroni me ushqim.

Pjesën e mbetur të kurës mund ta ruani në frigorifer./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.