Çfarë Mund të Konsumoni kur Vuani nga Ulçera Peptike

3.1k 0

Ulçera peptike ose ndryshe ulçera gastrike është një plagë në mukozën e stomakut ose në mukozën e duodenit.

Ajo shfaqet kur muret e stomakut ose duodenit dëmtohen, duke shkaktuar plagë.

Ulçera peptike shfaqet edhe nga infektimi me bakterin Helicobacter pylori (H. pylori) dhe me përdorimin afatgjatë të ilaçeve anti-inflamatore josteroidale, si ibuprofeni dhe aspirina.

Simptomat mund të jenë:

  • Dhimbja dhe djegia e stomakut
  • Ndjeheni të ngopur ose të fryrë
  • Urthi (i njohur edhe si zbaticë acid)
  • Të përziera
  • Intoleranca ndaj ushqimeve të yndyrshme

Ato mund të jenë më intensive midis vakteve dhe gjatë natës, kur stomaku juaj është bosh.

Ka gjithashtu edhe disa simptoma më pak të zakonshme, si të vjella, të vjella gjaku, ndjesi dobësie, gjak ose gjak i errët në jashtëqitje, vështirësi në frymëmarrje, humbje e pashpjegueshme e peshës dhe ndryshime në oreks.

Diagnostikimi i ulçerës peptike

Mënyra e vetme për të diagnostikuar një ulçerë peptike është përmes një endoskopie të sipërme gastrointestinale.

Në këtë rast mjeku juaj përdor një tel fleksibël me një kamerë në fund për të inspektuar ezofagun, stomakun dhe duodenin.

Një endoskopi e sipërme gastrointestinale kryhet zakonisht nën një narkozë të lehtë dhe zgjat rreth 15 deri në 30 minuta.

Procedura i lejon mjekut të shohë fizikisht çdo ulçerë të pranishme në mukozën e stomakut ose në duoden.

Ekzistojnë gjithashtu disa teste të gjakut, jashtëqitjes dhe frymëmarrjes që mjeku juaj mund të bëjë për të kontrolluar praninë e H. pylori.

Një bakter i zakonshëm që jo gjithmonë shkakton simptoma, por ndonjëherë mund të prishë shtresën e brendshme të stomakut ose duodenit, duke shkaktuar ulçera.

Trajtimi i një ulçere peptike

Trajtimi më i mirë për ulçerën tuaj do të varet nga ajo që e ka shkaktuar atë, si dhe nga çdo gjendje tjetër shëndetësore që keni ose medikamentet me recetë që po merrni.

Mjeku do t’ju këshillojë dhe drejtojë në përdorimin e metodave të ndryshme që funksionojnë duke ndaluar prodhimin e aciditetit të tepërt në stomak ose në marrjen e medikamenteve të caktuara.

Gjithashtu një rol thelbësor ka edhe mënyra juaj e të ushqyerit.

Për të reduktuar simptomat tuaja ju mund të konsumoni ushqime që reduktojnë acidin e stomakut.

Është e rëndësishme të theksohet se të gjithë njerëzit janë të ndryshëm. Organizmi mund të reagojë ndryshe për ushqime të njejta. Prandaj përpiquni të kuptoni se çfarë ndikon më mirë tek ju.

 AgroWeb.org ju sugjeron të shmangni çdo ushqim që irriton stomakun dhe që mund të rrisë sekrecionet e acidit në stomak.

Ato janë pijet me kafeinë, ushqimet djegëse, pije alkoolike, çokollatat dhe pijet me gaz.

Ushqimet e yndyrshme, duke përfshirë ushqimet e skuqura shumë, sallo, margarinë dhe mishi me yndyrë të lartë si proshuta.

Së bashku me antibiotikët në rastet e nevojshme, këshillohet marrja e probiotikëve dhe ushqimeve të pasura me vitaminë C. Ato mund të ndihmojnë në zhdukjen e baktereve./ AgroWeb.org