Gjithçka mbi Hithrat dhe të Mirat në Organizëm

3.7k 0

Në Shqipëri përdorimin më të shpeshtë e gjen tek bashkësia e lakrave të egra si mbushje në gatimet e byrekut, por edhe të zier si sallatë.

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por pavarësisht drithërimës është e pamundur të heqësh dorë prej saj.

Por hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri. Hithra është aq e mirë sa që praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive.

Ajo që duhet të dimë është se në luftën kundër alergjive, të gjitha ilaçet shoqërohen me efekte të shumta anësore.

Ndërkohë që hithra lufton alergjinë por jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor por edhe të jep përfitime të tjera shëndetësore.

Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, azmës, infeksioneve të fshikëzës së urinës, bronkitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave. Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.

Në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Ajo përdoret gjërësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve.

Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e raumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive. Rrënjet e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën.

Si përdoren hithrat?

Mjafton të zieni hithrat në ujë të valuar dhe lëngun ta konsumoni çdo ditë. Megjithatë para se të bëni këtë duhet të konsultohuni me mjekun sepse hithrat mund të ndikojnë tek një sërë ilaçesh.

Është provuar që nëse jeni duke marrë ilaçe për diabet dhe pi lëng hithre atëherë niveli i rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut dhe sheqernave në gjak do të ulet ndjeshëm.

Përse djegin hithrat?

Shumica prej nesh e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen dhe përvëlimin që ndjen kur prek hithrën qoftë edhe aksidentalisht. Po çfarë ka kjo bimë që na djeg kaq shumë? Një mësues kimie ka shpjeguar që hithrat janë të mbuluara me push.

Në momentin që pushi bie në kontakt me lëkurën, majat e pushit thyen dhe shërbejnë si gjilpëra të holla përvëluese. Ato transmetojnë helmin e hithrës nga bima në lëkurë.
Nëse përballeni me një takim të tillë “përvëlues” me hithrën mos bëni banjë ose mos u lani me ujë të ngrohtë.

Kruarjet dhe irritimi do të zgjasin më shumë. Shkrini pak sodë buke në ujë dhe me të lyeni zonën e irrituar. Edhe lëngu i aloe verës dhe kompresat e ftohta do t’jua zbusin sado pak dhimbjen./AgroWeb.org