Qytetërime të shumta kanë përdorur pa drojë varitetet e bimës Klematis për shkak të vlerave anti-inflamacion. Kjo barishte e fuqishme ka një sërë vlerash që kanë të bëjnë me largimin e toksinave, dhimbjeve të kokës, hepatitin, artritin, diabetin dhe dhimbjet e shpinës.
Në latinisht, njihet si Clematis Vitalba, por shpesh kulprës i kanë vënë epitete si gjilpëra e djallit të mallkuar, mjekrra e plakut, hareja e një udhëtari, tenda e një hardhie dhe streha e një virgjëreshe. Në vendin tonë, këtë lule të familjes botanike Ranunculaceae e njohim si dhribardha, kulpën (Shqipëri e Veriut), hardhi e bardhë (Shijak), kulp, kurpen e egër (Krujë), kurpth,etj.
Kulpra ka lule të bardha që bashkohen në hardhi. Rrënja e barishtes zakonisht mblidhet në vjeshtë, thahet në diell dhe më pas përdoret për çajra ose lëndë pluhur.
Rrënja e kulprës përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe shtrëngimet e reumatizmës, dhimbjet nga artriti, spazmat, enjtjet , mpirjet dhe dhimbjet e kyçeve që shkaktohen nga ekspozimi në kushtet e lagështirës. Ajo ofron çlirim për ata që janë të detyruar të bëjnë lëvizje të kufizuara.
Për ta përmbledhur, vlerat e kulprës janë gjithëpërfshirëse, duke nisur që nga kurimi i dhimbjeve të ndryshme, çrregullimeve të kockave, lëkurës por edhe nxitja e urinimit. Ajo lufton reumatizmën por edhe bakteret. Rrënja e barishtes gjithashtu ul nivelin e sheqerit në gjak. Në shumicën e kohës, kulpra është e pranishme në disa kapsula dhe çajra.
Vlerat shëndetësore të kulprës
Studimet e kryera nga Qendra Mjekësore Universitare e Chonbuk National University treguan që kjo barishte praktikisht bllokonte rrugën e qelizave kancerogjene dhe i ndalon të rriten ato.
Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 kanë mungesë të qelizave beta që prodhojnë insulinë. Disa të dhëna nxjerrin në pah aftësinë e rrënjës së kulprës për të rigjallëruar qelizat beta dhe për t’i detyruar ato që të prodhojnë insulinë.
Gjithashtu ka të dhëna shkencore që provojnë se rrënja e kulprës mund të mbrojë lëkurën nga plakja e parakohshme të shkaktuar nga ekspozimi në rrezet UV. Në të shkuarën, kulpra është përdorur për të ndaluar nxirjen e lëkurës nga ekspozimi në diell.
Studime laboratorike kanë treguar që kulpra lufton bakteret dhe mykun dhe është fantastike për infeksionet e virusit kandida. Kulpra gjithashtu ndihmon kundër malarjës.
Një tjetër studim ka treguar që njerëzit që vuajnë nga sëmundja kronike Psoriasis mund të përmirësojnë lëkurën e tyre duke konsumuar rreth 90 gram kulpër. Barishtja funksionon edhe kundër dhimbjeve të artritit, dhe dhimbjeve të tjera në përgjithësi. Ajo shërben edhe kundër kontraktimit të muskujve dhe mpirjes që vijnë si pasojë e inflamacionit.
Studime të kryera tek kafshët kanë treguar që kulpra mund të nxisë lindjen, por nga ana tjetër nënat shtatzëna ose lehonë nuk duhet të përdorin kulprën.
Barishtja përmban rreth 20 lloje agjentësh të fuqishëm anti oksidantësh. Sipas një studimi të fundit klinik, kulpra ishte 90% efektive kundër hepatitit viral. Një studim tjetër mbi 120 persona që vuanin nga gurët në tëmtha zbuloi që kulpra ishte 87% efektive në trajtimin e simptomave. Gratë që vuajnë nga infeksionet e tubave të gjirit ose mastiti duhet të dinë që pas trajtimit me kulpër, shërohen për 2 ditë.
Kujdes
Nëse merrni sasi të mëdha kulpre, përbërësit e barishtes mund të shkaktojnë gjakderdhje të brendshme në sistemin tretës. Toksinat e barishtes shpërndahen nga nxehtësia dhe thatësia. Kjo barishte mund të irritojë lëkurën./AgroWeb.org