Lëkura e Shegës Kundër Dhimbjeve të Stomakut – Tri Kura të Shpejta

1.2k 0

Me afrimin e stinëve të ftohta, organizmi është i pari që vëren ndryshimet.

E në veçanti stomaku i cili ndjen menjëherë të ftohtin duke shkaktuar kështu dhimbje të mëdha.

Personat që kanë probleme të vazhdueshme me këtë organ me siguri  e kanë parasysh shtimin e dhimbjeve gjatë kësaj periudhe.

Në të gjithë morinë e kurave, mediakamenteve apo ushtrimeve masazhuese për të parandaluar këtë dhimbje, zgjidhjet natyrale janë më të dobishmet e të preferuarat.

Për këtë arsye në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon se si të kuroni dhimbjet e forta të stomakut me një frut shumë të dashur të vjeshtës.

Shega mund të përdoret si një kurë natyrale mjekësore për të shpëtuar nga ky problem e veçanërisht lëkura e saj.

Ndiqeni më poshtë përgatitjen e saj në shtëpitë tuaja sipas këshillave të AgroWeb.org.

Si të Përgatisni Kurën me Shegë

Megjithëse kur mendoni shegën e para që ju kujtohet është shija e mirë e kokrriza të saj apo ngjyra e mrekullueshme vishnje, edhe lëkura e saj nuk mbetet pas.

Pavarësisht se konsiderohet një barrë për t’u hequr sa herë që doni të konsumoni një shegë, që sot shegën do ta përdorni me çdo pjesë të saj.

Lëkura e shegës ju ndihmon me një sërë sëmundjesh dhe dhimbjesh duke filluar që nga diarreja deri tek dhimbjet e stomakut.

Për Dhimbjet e Stomakut

Nëse keni kriza të mëdha barku, vuani nga ulçera apo thjesht dhimbje stomaku, drejtohuni nga lëkurët e shegëve.

Ato mund t’ju lirojnë nga të gjithë këto dhimbje shumë lehtë vetëm me disa përgatitje të vogla.

Mjafton të zieni 200 ml ujë bashkë me 10-20 gr lëkurë shege të thatë e më pas hiqeni nga zjarri.

Lëreni ashtu të pushojë për 30 minuta derisa të formohet një lloj lëngu dhe konsumojeni të ngrohtë.

Këtë proces mund ta përsërisni disa herë radhas ose derisa dhimbjet e stomakut të pushojnë.

Për gastritin

Gastriti njihet si një nga sëmundjet më të bezdisshme të stomakut dhe gjithashtu si një nga më të përhapurat.

Për t’i bërë ballë kësaj gjendje mund të përdorni kombinimet e çajrave me lëkurë shege.

Mjafton të përgatisni sërish pak çaj me lëkurë shege, të kulloni ujin dhe ta konsumoni atë menjëherë.

Një mënyrë tjetër është edhe ajo e përzierjes së këtij çaji me pak qumësht apo mjaltë.

Kështu stomaku juaj od të gjejë qetësi në një kohë fare të shkurtër.

Të njëjtin trajtim mund ta përdorni edhe për dhimbje apo gjendje të tjera të stomakut në çdo kohë.

Për diarrenë

Pa dyshim një ndër dhimbjet më të zakonshme të stomakut që prek çdo moshë pa u kursyer nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Për të ndaluan diarrenë mjafton të grini 15 gr lëkurë shege dhe 10 gr arrë moskat dhe t’i zieni në formën e një çaji.

Në një tenxhere hidhni dy gota ujë rreth 500 ml, bashkë me pluhurin e arrës moskat dhe lëkurën e grirë të shegës.

Lërini të ziejnë për disa minuta derisa uji që ndodhet në tenxhere të shterojë deri në gjysmën e tij.

Më pas kullojeni çajin tuaj dhe konsumojeni një herë në ditë në varësi të zgjatjes së problemit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.