Mënyrat Natyrale për të Lehtësuar dhe Kuruar Ulçerën e Stomakut

1.8k 0

Ulçera shfaqet në shtresën e brendshme të stomakut.

Ajo ndodh kur acidi i stomakut irriton shtresën e lartpërmendur.

Shkaktarët e ulçerës janë infeksioni bakterial por edhe përdorimi afatgjatë i medikamenteve si ibuprofeni apo aspirina.

Ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulçerë por e përkeqësojnë, atë sepse rrisin prodhimin e acidit.

Mënyrat Për Të Larguar Dhimbjen E Ulçerës Në Stomak.

Probiotikët

Probiotikët janë organizma të gjallë që rikthejnë ekuilibrat e baktereve në aparatin tretës.

Ato ulin nivelin e baktereve të këqija që shkaktojnë ulçerë, përshpejtojnë shërimin dhe përmirësojnë disa prej simptomave.

Probiotikët gjenden tek kosi, ushqimet e fermentuara dhe suplementët.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përdoret gjërësisht kundër problemeve me tretjen siç është konstipacioni, fryrjet, gastriti etj.

Sipas disa studimeve, konsumi i xhenxhefilit ndihmon në kurimin e ulçerës gastrite dhe asaj të shkaktuar nga medikamentet.

Frutat Shumëngjyrëshe   

Frutat plot ngjyra përmbajnë flavonoidë të cilët ndihmojnë kundër ulçerës në stomak por edhe problemeve të tjera me tretjen.

Flavonoidët gjenden tek mollët, boronicat, qershitë, agrumet dhe arrorët.

Mjalti

Mjalti lufton mikrobet dhe bakteret, ndaj është i dobishëm kundër ulçerës në stomak.

Njerëzit e përdorin mjaltin për të përshpejtuar shërimin e lëndimeve në lëkurë, të djegurave dhe plagëve.

Hudhra

Hudhra është efikase kundër ulçerës.

Ajo e parandalon zhvillimin e saj dhe përshpejton shërimin.

Sipas disa studimeve, ngrënia e dy thelpinjve hudhër gjatë dy vakteve në ditë shkatërron bakteret përgjegjëse për ulçerën.

Hudhrën mund ta përzjeni me mjaltë për më shumë shije dhe vlera.

Kamomili

Çaji i kamomilit përdoret kundër ankthit, kontraktimeve të zorrëve dhe inflamacionit.

Disa studime të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se ekstraktet e kamomilit pengojnë zhvillimin e ulçerës dhe përshpejtojnë shërimin./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.