Mjaltë, Limon e Spec Djegës – Toniku Për Energji Dimërore

2.7k 0

Ka njerëz që kanë shumë energji dhe kur zgjohen janë gati të pushtojnë botën.

Ka njerëz që gjallërohen vetëm në mesditë.

Por askush nuk është i mbrojtur nga përgjumja e beftë që të kaplon pasi ke ngrënë një drekë të mirë dhe të plotë.

Të gjitha këto përjetime kanë një gjë të përbashkët – metabolizmin.

Ky proçes kimik e lejon organizmin të kthejë atë që ke ngrënë e ke pirë në energji.

Mund ta imagjinoni trupin tuaj si një tren. Metabolizmi është motorri që e mban atë në lëvizje.

Ky proces kompleks biokimik përpunon kaloritë e ushqimeve bashkë me oksigjenin dhe i jep organizmit energjinë e nevojshme.

Edhe në momentin kur vë kokën në jastëk në mbrëmje, metabolizmi është akoma në punë, sepse edhe frymëmarrja dhe qarkullimi i gjakut kanë nevojë për energji.

AgroWeb.org dëshiron të ndajë me ju formulën e tonikut të duhur natyral për energjinë që ju nevojitet.

Uthulla e mollës e bën proçesin e metabolizmit më të shëndetshëm dhe ekuilibron nivelet e aciditetit në trup duke ulur shpejtësinë e qarkullimit të glukozës në organizëm.

Mjalti nga ana tjetër ofron një dozë amino acidesh dhe mineralesh, ndërkohë që kanella ekuilibron nivelet e sheqerit në gjak.

Këto tre elementë të përzier së bashku duhen ruajtur në një enë në frigorifer dhe konsumuar nga një gotë në ditë sa herë që ndiheni të këputur.

Toniku i Metabolizmit të Shëndetshëm

Përbërësit:

  • 2 lugë çaji mjaltë
  • Lëngu i një limoni
  • Gjysëm luge çaji me spec djegës
  • 1 lugë çaji me kanellë
  • Çerek gote me uthull molle
  • 3 gota ujë

Udhëzimet:

Përzieni së bashku mjaltin, lëngun e limonit, specin djegës pluhur, kanellën dhe uthullën në një enë.

Përzijini deri sa mjalti të tretet. Hidhni ujë dhe më pas përzierjen futeni në një shishe qelqi dhe ruajeni në frigorifer deri në një javë

Vlerat e përbërësve

Mjalti – Ndihmon në hollimin e sekrecioneve. Lufton inflamacionin, plakjen, oksidimin dhe bakteret.

Ai konsiderohet një përbërës fantastik për të gjitha funksionet e organizmit të njeriut.

Limoni- Lëngu i limonit është plot vlera për të luftuar virozat, temperaturën ose të ftohtin.

Ai stimulon djersitjen dhe ul temperaturën.

Ai është një frut i jashtëzakonshëm për të luftuar probleme që kanë të bëjnë me infeksionet e fytit, sepse arrin të luftojë ashpër bakteret.

Speci djegës – Konsumimi i rregullit i specit djegës stimulon qarkullimin e gjakut dhe eliminon aciditetin.

Ai hap kapilarët dhe rregullon edhe nivelin e sheqernave në gjak.

Ky përbërës ndihmon sistemin tretës që lëviz bakteret dhe toksinat jashtë trupit. Speci djegës rrit temperaturën e trupit dhe forcon metabolizmin.

Kanella – Vlerat shëndetësore të kanellës vijnë falë aftësive për të luftuar bakteret, mykun, mikrobet dhe mpiksjen e gjakut.

Kanella ka në përmbajtjen e saj edhe fibër por është plot me minerale të dobishme siç janë mangani, hekuri dhe kalciumi

Uthulla e mollës – Është e pasur me minerale siç është kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi, bakri dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, dhe E.

Kjo uthull përmban bioflavonoidë dhe pektinë.

Për më tepër, falë përmbajtjes së aciditetit, uthulla e mollës ndihmon organizmin të përthithë mineralet e nevojshme nga ushqimet që konsumoni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.