Pluhuri i Xhenxhefilit – Si ju Ndihmon të Ndaloni Dhimbjet e Kokës

1.6k 0

Xhenxhefili tashmë nuk është i panjohur për kuzhinën e Shqiptarëve apo efektet e mirë plot vlera në shëndet.

I vetmi komplikim me të lind tek qërimi, grirja apo përcaktimi i masës së duhur për konsum për shkak të formës dhe fortësisë që ka ky zhardhok.

Një produkt i ri në treg e zgjidh këtë dilemë për ju duke lehtësuar përgatitjet për caj, kura apo receta të ndryshme.

Xhenxhfili i tharë e bluar në formën e pluhurit nën paketimet e firmës Teuta ofron një nga mënyrat më të rehatshme të përdorimit të tij.

Për të shmangur dhimbjet e kokës, të migrenës e për të rigjallëruar të gjithë organizmin mjafton të konsumoni një gotë çaj me pluhur xhenxhefili.

Mënyra më efektive e përdorimit

Siç përmendem xhenxhefilin mund ta gjeni në shumë forma si përshembull të freskët, në formën e kapsulave, xhelit, si vaj, ta konsumoni si çaj ose pluhur.

Sipas ekspertëve deri më tani disa nga këto forma kanë treguar se janë më efikase së të tjerat për përmirësimin e shëndetit.

Në formën e kapsulave, pluhurit apo xhelit duket se xhenxhefili dhuron më të mirën e tij.

Xhenxhefili i tharë apo pluhur, ndihmon në largimin e simptomave të migrenës dhe dhimbjeve të kokës.

Një nga studimet më domethënëse në këtë çështje tregoi se suplementët që përmbanin xhenxhefil pluhur apo vetë pluhuri i tij ka efekte të menjëherëshme.

Mjafton të merrni 550 mg në ditë ose të konsumoni një filxhan çaj me xhenxhefil pluhur për të larguar dhimbjen e kokës.

Kjo mund të përsëritet deri në dy herë në ditë nëse dhimbjet janë të mëdha.

Një produkt i ri në treg e zgjidh këtë dilemë për ju duke lehtësuar përgatitjet për caj, kura apo receta të ndryshme.

Vlerat e pluhurit të xhenxhefilit

Ky pluhur gjithashtu mund të përdoret edhe si kurë kundër të përzierave apo të vjellave kur ju zë makina.

Xhenxhefili përmban qetësues natyral të cilët ndihmojnë trurin dhe stomakun të ndihen më të qetë.

Gjithashtu mund të luajë një rol në humbjen e peshës së tepërt, pasi sipas ekspertëve ndihmon në djegien e shpejtë të kalorive që mund të merrni gjatë ditës.

Rreth 1 gramë pluhur xhenxhefili në ditë ndihmon edhe me qetësimin e dhimbjeve kundër osteoartitit dhe ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak.

Pluhurin e xhenxhefilit Teuta mund ta konsumoni në formën e çajit nga një filxhan çdo ditë.

Atë e gjeni në çdo pikë shitje dhe supermarket pranë jush që shet produkte Teuta./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.