Shurupi Kundër Kollës dhe Sekrecioneve – Natyral dhe Efikas me dy Përbërës

5k 0

Në stinën e dimrit, një nga betejat më të ashpra të organizmit është ajo me kollën.

Ajo është irrituese dhe e dhimbshme, duke u bërë pengesë jo vetëm për kryerjen e angazhimeve të ditës, por edhe në mbrëmje duke penguar një gjumë të qetë.

Në shumë raste kolla zhduket falë medikamenteve, por në raste të tjera, mjaftojnë produkte të thjeshta që i gjejmë në çdo kuzhinë që na japin një çlirim të menjëhershëm.

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një shurup të thjeshtë me dy përbërës që është mjaft efikas kundër kollës.

Shurupi Kundër Kollës dhe Sekrecioneve

Përbërësit e kësaj kure janë karrotat dhe mjalti.

Karrotat janë perime tepër të shëndetshme për organizmin.

Ato janë të pasura me vitaminë A e cila forcon sistemin imunitar dhe përmirëson shikimin.

Vitamina A është e rekomandueshme edhe kundër sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes.

Ajo qetëson simptomat e azmës dhe trajton probleme të tjera shëndetësore me mushkëritë.

Karrotat përmbajnë edhe vitaminë B6 dhe beta karoten.

Mjalti nga ana tjetër ka fuqi të jashtëzakonshme kundër baktereve.

Ai është efikas kundër kollës dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Përbërësit:

Gjysëm kilogramë karrota

3-4 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Prijini karrotat në copa të vogla dhe vendosini në një tenxhere.

Mbusheni atë me ujë dhe vendoseni në zjarr.

Lërini karrotat të ziejnë  deri sa të jenë plotësisht të buta.

Hiqini karrotat nga tenxherja dhe më pas shtypini me një pirun.

Në ujin e karrotave shtoni mjaltin dhe më pas purenë e karrotave.

Përziejini në një mikser deri sa të përfitoni një masë homogjene.

Shurupin ruajeni në frigorifer për deri në 3 ditë.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e 3-4 lugëve gjelle në ditë.

Ata thonë se pas konsumit të shurupit do të vëreni një përmirësim të menjëhershëm./AgroWeb.org