Si Ndikon Xhenxhefili në Shkrirjen e Dhjamit në Trup

4.3k 0

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, konsumimi i xhenxhefilit është një metodë e zgjuar dhe e thjeshtë parandaluese e shumë problemeve.

Një nga shqetësimet që nuk po i  kushtohet shumë vëmendje është pikërisht tretja.

Mjekë dhe studiues të ndryshëm kanë vërtetuar se tretja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës apo dhe përkeqësimit të simptomat e diabetit e tipit 2.

AgroWeb.org ka publikuar artikuj ku janë paraqitur efektet mirëbërëse të xhenxhefilit, si dhe kura të ndryshme të cilat ndihmojnë aparatin tretës në funksionet e tij.

Si ndikon xhenxhefili në organizëm

Arsyeja se pse xhenxhefili është ushqimi ideal për eleminimin e dhjamit në organizëm, vjen si pasojë e fotoenzimave dhe antioksidantëve të shumtë që ai përmban.

Këto dy substanca luajnë rolin kryesor në djegien e dhjamit, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës, përveç të tjerave.

Gjithashtu xhenxhefili ka aftësi parandaluese për inflamacionin, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe formimin e kalcifikimeve në kapilarë dhe arterie.

Cila është mënyra e duhur për ta konsumuar?

Nuk është fare e rëndësishme.

Mund ta pini si çaj, ta konsumoni si erëz, apo dhe të përfshirë nëpër gatimet tuaja, efekti do të jetë i njëjti.

Në momentin që xhenxhefili  bie në kontakt me enzimat tretëse të stomakut, fillon të përshpejtojë tretjen me 30%.

Pasi substancat e tij përthithen nga organizmi, fotoenzimat nxisin djegien e dhjamit dhe heqin ndjesinë e urisë. Duke qenë se masa e dhjamit dhe yndyrnave në trup bie, ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e kolesterolit.

Xhenxhefili dhe shëndeti i organeve jetësore

Të dhëna nga studime të ndryshme, ku AgroWeb.org bazohet, tregojnë dhe funskionin e xhenxhefilit për ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Aftësitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë të mundur shkrirjen e yndyrnave që grumbullohen në kapilarë dhe arterie.

Kjo rezulton në një qarkullim gjaku më të mirë, dhe si pasojë zemra është e mbrojtur.

Një tjetër pasojë positive që ka xhenxhefili në organizëm është pikërisht shkrirja e dhjamit që krijohet rreth organeve. Diçka e tillë lehtëson dukshëm funksionin dhe përmirëson shëndetin e tyre.

Gjithashtu xhenxhefili lehtëson dhe dhimbjet muskulare. Duke qenë se përmirëson qarkullimin e gjakut, muskujt furnizohen më mirë me oksigjen.

Por jo vetëm, kjo erëz lufton inflamacionin e tyre dhe nxit rigjenerimin e qelizave muskulare./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.